E shtunë, 25 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

Përplasja tek “Petro Nini”, Paloka-Ramës: Zvarritu si kufomë edhe për pak kohë, mes të gjallëve

Ish-deputeti i PD Edi Paloka, ka reaguar fill pas deklaratës së kryeministrit në lidhje me konfrontimin e djeshëm tek shkolla “Petro Nini” në kryeqytet.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Paloka është shprehur se Rama po deklaron gjëra të kundërta për një çështje.

Duke e cilësuar kryeministrin si personazh të filmave horror që kanë vdekur, ai tha se Rama deklaroi sot se nuk i zhbën dot vendimet e gjykatave ndërsa pak ditë më parë tha se do ta zhbënte vendimin për Dritan Dajtin.

Postimi i plotë i Edi Palokës:

Perdredhjet e Rames sipas interesit nuk cudisin me askend. Ka per borxh qe vetem ne pak dite te deklaroje gjera diametralisht te kunderta per te njejten ceshtje e njekohesisht te beje krejt ndryshe nga cfare deklaron. Sot ka deklaruar se vendimet e gjykatave te drejta ose jo “nuk ka gje qe i zhben”.

Vetem pak dite me pare, i vene nen presion, deklaronte se “qeveria do te beje gjithcka per te zhbere vendimin per Dritan Dajtin”…Kujt ti besosh?!

Pervec te tjerave , ne nje nga ato percartjet e tij me videoselfi qe ngjajne si masturbim manjakesh perpara kamerave, sot ka deklaruar se do na mungoka shume kur te iki po “yyyyyy ka kohe…”

Ne fakt sot Rama ju ngjan disa personazheve te filmave horror qe kane vdekur , po nuk ja pranojne vetes dhe vazhdojne te zvarriten si kufoma edhe per ca kohe mes te gjalleve, duke qelbur dynjanë me erën e kalbesirës.

Lexo edhe :   "T’i tregojmë vendin ish-kryetarit”, Berisha kërcënon Bashën me shkarkim
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foto me Sorosin, Berisha i akuzon se projektuan ndarjen e Kosovës

Ish-kryeministri Berisha është revoltuar pas një fotoje të shpërndarë nga kryeministri Rama krahë George Soros. Rama zbuloi në rrjetet sociale se është takuar në...

Yuri Kim me porosi të qarta nga Uashingtoni, vulos fundin tragjik të Berishës

Dje, Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi rihapjen e hetimeve për tragjedinë e "Gërdecit". Nga ana tjetër, ambasadorja...

Aksident në Kuçovë, shoferi shpëtohet katër orë pas bllokimit në kamion

Në Kuçovë ka ndodhur mrekullia, ku shoferi është shpëtuar katër orë pas bllokimit në kamion. Drejtuesi i kamionit me inicialet A. P.,  që mbeti...

Njihuni me këmbimin valutor, 25 shtator 2021

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e dollarit, frangës zvicerane, paundit britanik dhe euros. Më poshtë do të gjeni...

E shtuna me diell dhe temperatura deri në 30 gradë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do...