Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Përplasja PS-LSI në Elbasan, Kryemadhi: Përgjegjës për incidentet është Taulant Balla

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha

Nënkryetarja e LSI-së dhe njëkohësisht kandidatja për deputete, Monika Kryemadhi, me anë të një statusi në “Facebook”, ka akuzuar deputetin socialist Taulant Balla lidhur me incidentet e fushatës në Elbasan.

Sipas Kryemadhit , deputeti Balla po shoqëron në polici qytetarë të pafajshëm  të cilët janë  mbështetës të LSI-së.

Më tej, nënkryetarja e LSI-së shprehet se për gjatë  muajit të fundit  janë  shoqëruar në polici 300 të rinj, kryesisht gjimnazistë, vetëm që ata mos të jenë të lirë ditën e votimit.

Statusi i Monika Kryemadhit

“Shpreh keqardhjen që Dega e Rilindjes në Elbasan, me një gjuhë të papërshtatshme dhe e frikësuar për rezultatin e pritshëm të zgjedhjeve më akuzon mua dhe bashkëpunëtorët e mi për incidente që mbajnë autorësine e disa rilindasëve që drejtohen nga Taulant Balla. Këtij të fundit i kujtoj dhe njëherë se çdo përpjekje për të ndaluar dhe shoqëruar në polici njerëz të pafajshëm është krejt i kotë sepse çdo votues i qarkut te Elbasanit, do apo nuk do Taulanti apo levat e tij në policinë e shtetit, do ta shprehë vullnetin me votën e lirë. Prej një muaj deputeti Balla ka denoncuar të paktën 300 të rinj,kryesisht studentë dhe gjimnazistë apo dhe të moshuar të njohur si përkrahës të LSI,vetëm e vetëm që ata mos të jenë të lirë ditën e votimit. Sikundër ka vijuar i qetë të shoqërohet nga kriminelët që lëvizin me makina të blinduara dhe pa targa dhe kërcënojnë çdo ditë qytetarët. Çdo përpjekje për të trembur të moshuarit apo gjimnazistët është e kotë, çdo tentativë për të arrestuar të pafajshëm është një farsë, sepse sado pushtet të kesh, popullin nuk e arreston dot.

Ne distancohemi nga deklaratat e Taulant Ballës dhe i kujtojmë se bandë kriminale nuk janë të rinjtë e LSI por banda e tij e kryesuar nga kryetari i bashkisë së Librazhit Kastriot Gurra që ushtron shantazhe deri me jetë, apo ish truproja e tij që sot është nënkryetari i bashkisë së Librazhdit Avni Mema, apo për shpërndarjen e parave që kryesohet nga Kasem Balla ,babai i deputetit dhe Vladimir Balla, vellai i Taulantit. I kujtoj Taulantit kryetarin e bashkisë së Belshit që dhe sot kërcënon njerëzit në qendrat e votimit, apo kamionin me miell që u kap duke u shpërndarë miell zonave te varfra në Gramsh në këmbim të votës.

Ndaj sot Taulantit dhe falangave të tij në policinë e shtetit më duhet ti paralajmëroj për herë të fundit të qendrojnë larg votuesve dhe vullnetit të tyre, sepse kjo është një ditë e shënuar për popullin shqiptar. Dhe askush, sado të abuzojë me pushtetin dhe forcën nuk do mund ta prishë dot. Vullneti i popullit të Elbasanit është sot në kutitë e votimit dhe çdo votë do të numërohët si vendimi i qytetarëve për të larguar krimin nga policia dhe politikën nga krimi. Eh mor Taulant, nga kërkimi i motrës vajte te kërkimi i votës.

Prandaj po të përshëndes me “Taulanti kërkon motër”

Tags: ElbasanKryemadhiPërplasjaPS-LSITaulant Balla

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta kundër projektit në Zvërnec, pjesëmarrje e ulët në Elbasan e Gjirokastër

20:33 | 09/06/2026
Aktualitet

Adoleshentja para Kryeministrisë: Do të buçasim për të ardhmen, protestat nuk ndalen

20:09 | 09/06/2026
Aktualitet

10 ditë që tronditën “sistemin”

19:51 | 09/06/2026
Next Post

Kandidati i LSI-së për Tiranën: Çako të publikojë emrat e policëve që thyen ligjin ose populli do të mbrojë votën e tij

Maqedoni, Bashkësia Islame kërkon trajtim institucional të barabartë më Kishën Ortodokse

Përplasje fizike brenda qendrës së votimit në Uznovë të Beratit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Rama ironizon influencerët në Fier: Do thonë blogerët, i iku goja këtij

by mirseda
20:38 | 09/06/2026
0

Kryeministër Edi Rama gjatë fjalës së tij në 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Fier ironizoi sërish influencerët....

Protesta kundër projektit në Zvërnec, pjesëmarrje e ulët në Elbasan e Gjirokastër

20:33 | 09/06/2026

Adoleshentja para Kryeministrisë: Do të buçasim për të ardhmen, protestat nuk ndalen

20:09 | 09/06/2026

Nuk është Vllaznia? Rubin Hebaj pranë firmës me rivalët e kuqebluve

19:53 | 09/06/2026

10 ditë që tronditën “sistemin”

19:51 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com