AA-Instant

Përplasja me policinë, Lleshaj: Studentët të lirojnë ambientet

               Publikuar në : 15:20 - 11/01/19 S.N

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar situatën e tensionuar krijuar sot mes studentëve dhe policëve. Lleshaj u bëri thirrje studentëve që të lironin ambientet ku duhet të bëjnë mësim të gjithë, duke theksuar se studentët që po bojkotojnë mësimin janë një grup i vogël.

“Janë një grup të vogël studentësh, kanë vendosur që të vijojnë me një formë tjetër protestën e tyre.

Ligji i garanton autonominë universiteteve paprekshmërinë e tyre. Ne kemi patur këto ditë shqetësime për bllokimin e universiteteve. Mbrëmë ka patur një kërkesë nga drejtuesit e universiteteve për ndihmë.

Gjej rastin të ftojmë drejtuesit e universiteteve të ruajnë universitete të lira nga çdo formë bllokimi. Sigurisht dua tu them atyre personave që po bllokojnë dhe thonë se  “Universiteti është i yni”, por ai universitet është i të gjithëve,” tha Lleshi.

Kthehu