E enjte, 21 Janar, 2021
5 C
Tirana

Përplasja me armë në Tiranë mes biznesmenëve, në pranga 5 persona

Lidhur me ngjarjen e një dite më parë, ku dy biznesmenë patën një përplasje me armë, policia ka vënë në pranga pesë persona.

Dy biznesmenët Llanaj e Allmuça, bashkëinvestitor në pallatin që po ndërtohet, kanë konflikte për çështje borxhi. Rasti në fjalë ndodhi në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Ndre Mjeda”. Vihen në pranga 5 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një sasi municioni, një armë e ftohtë dhe 5 aparate celular.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda”, ku u plagosën me armë zjarri 2 shtetas dhe u dëmtua me sende të forta një shtetas tjetër.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. A., 53 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”; S. Ll., 46 vjeç, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”; Sh. B., 41 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Moskallëzimi i krimit”;  S. M., 52 vjeç, dhe A. L., 48 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. K., për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi S. Ll., së bashku me  persona të tjerë, ka shkuar në kompleksin në rrugën “Ndre Mjeda”, ku janë konfliktuar fizikisht me rojet e sigurisë duke përdorur sende të forta dhe armë zjarri.

Lexo edhe :   Kryemadhi publikon listën, ja 13 kandidatët e LSI për deputetë në Tiranë
Lexo edhe :   Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej shtetasve (për arsye hetimore nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e tij), i cili ka qëlluar me armë zjarri. Po punohet për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...