E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Përplasja e fortë për bllokimin e dyerve, ja nga hyri Basha

Një situatë kaotike ka qenë sot në selinë e PD-së, ku grupi i Berishës është hasur për herë të dytë në këtë vit me dyert e mbyllura. Dje grupi i Berishës shkoi në selinë blu, por dera e hyrjes kryesore dhe dy anësoret ishin të mbyllura. Me të njëjtën situatë janë hasur edhe grupi i sotëm që drejtohej nga Aldo Bumçi, Gent Strazimiri dhe Ivi Kaso.

Kryedemokrati Lulzim Basha ftoi sot gazetarët për një kafe mëngjesi, në oborrin e selisë së PD-së. Koha e kafesë ka përkuar me orën kur mbështetës së grupit të ish-kryeministrit Berisha si edhe të rinj të FRPD-së shkuan në selinë blu.

Pasi kanë trokitur në derën qëndrore, ata kanë mbajtur deklarata për mediat në shkallët e selisë e më pas janë larguar, ndërsa kryedemokrati Basha ka hyrë në seli pas kafes me gazetarët.

Basha ka hyrë nga dera e pasme e godinës, përsa kohë hyrja qëndrore po i nënshtrohet një rikonstruksioni, sikundër u shpreh edhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Përplasjet vijnë në një kohë kur mbështetësit e Berishës, kanë thirrur një protestë në datën 8 janar, ditë në të cilën siç shprehen, demokratët do të marrin në kontroll shtëpinë e tyre. 5 janari shënonte afatin të cilin mbështetësit e Berishës i kishin lënë kryetarit Lulzim Basha, për të liruar selinë e Partisë Demokratike.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...