E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Përplasi efektivin dhe dy automjete të policisë, pranga 33-vjeçarit (Emri)

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm, aksidentoi një efektiv të Forcave ”Shqiponja” dhe dy automjete të policisë. Autori i identifikuar si Marlind Ymeraj është pikasur nga qytetarët në orën 03:00, po xhironte gomat dhe po kryente manovra të rrezikshme me mjetin e tij.

Policia i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit, por Ymeraj ka qenë nën efektin e lëndës narkotike, dhe sapo ka parë policinë ka shtuar shpejtësinë duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar.

Forcat ”Shqiponja” kur janë sinjalizuar për këtë veprim të të riut, i kanë bllokuar rrugën në bulevardin “Gjergj Fishta”. Megjithatë, ai sërish nuk ka ndaluar duke plagosur një efektiv dhe duke aksidentuar dy automjete të policisë.

Policia, i ka hequr të gjitha pikët e lejes së drejtimit, duke e ndëshkuar me vlerën maksimale 100.000 lekë të rinj dhe ndalim administrativ të mjetit për 1 muaj.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Kryente manovra të rrezikshme në rrugë, aksidentoi punonjësin e Policisë dhe dy mjete të Policisë, vihet në pranga 33-vjeçari me precedent të mëparshëm penal. 

33-vjeçari, i ndëshkuar administrativisht edhe tri herë të tjera brenda 10 ditëve, për manovra të rrezikshme dhe gara shpejtësie në qendrat e banuara.  

Policia Rrugore i pezullon lejen e drejtimit, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë dhe qarkullim në sens të kundërt, i heq të gjitha pikët e lejes së drejtimit, e ndëshkon me vlerë maksimale 100.000 lekë të rinj dhe ndalim administrativ të mjetit për 1 muaj. 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Y., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në sallën e Komandimit të DVP Tiranë kanë ardhur telefonata nga qytetarët se një mjet tip “Benz” po xhironte gomat dhe po kryente manovra të rrezikshme. Menjëherë, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 2, të cilët i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit.  

Drejtuesi i mjetit, sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka shtuar shpejtësinë duke mos iu bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar.

Në ndihmë të Patrullës së Përgjithshme ka shkuar edhe Forca e  Posaçme “Shqiponjat” dhe shërbimet e tjera, të cilët i kanë bllokuar rrugën automjetit, në bulevardin “Gjergj Fishta”, me qëllim që të ndalonte. Drejtuesi i mjetit përsëri nuk i është bindur urdhrit për ndalim, duke aksidentuar mjetin e Policisë dhe efektivin e “Shqiponjave” dhe më pas është larguar. Punonjësi i policisë S. L. ndodhet në spital, pasi ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e gjymtyrëve.   

Drejtuesi i mjetit ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke aksidentuar dhe një mjet tjetër të Policisë, por më pas është bërë i mundur ndalimi, neutralizimi dhe prangosja e tij. 

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, për veprat penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Shkatërrim i pronës” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

Presidenti Joe Biden po u kërkoi punonjësve të qeverisë federale të dëshmojnë statusin e tyre të vaksinimit. Të pavaksinuarit do të duhet të mbajnë...

Si duket Serbia…

Nga Emin Azemi Serbia e Edi Ramës kufizohet direkt me Shqipërinë (!) Kjo Serbi, Kosovën e konsideron pjesë të saj dhe, për rrjedhojë, Edi Rama...

45 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

Në përditësimin e radhës nga Ministria e Shëndetësisë, vihet re një rritje e rasteve të infektimeve në 24 orët e fundit. Fatmirësisht nuk ka...

Përjashtohen nga Olimpiada dy atletë që shkelën rregullat kundër COV*D-19

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...