Përplasen dy makina në Korçë-Pogradec, katër të plagosur (Foto)

Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec pranë “Kthesës së Maliqit”.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër persona. Dy drejtuesit e mjeteve janë transportuar për në spital.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave.

Informacion paraprak:

Më datë 20.12.2019, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Maliqit”, janë përplasur mjeti tip “Peugeot” me drejtues shtetasin G.D., me mjetin tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen B.K.

Për pasojë janë lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët në mjetin tip “Peugeot” shtetasi B.B., dhe shtetasja S.B., të cilët janë transportuar për mjekim në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidenti.