E enjte, 3 Dhjetor, 2020
8 C
Tirana

Përpjekje për t’u shfaqur si i “pari i drejtësisë”

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

27 vite nga vrasja e Pablo Eskobar, trafikanti nr. 1 i të gjitha kohërave

Karrierën kriminale e nisi në rrugët e qytetit të tij Medelin, kur ishte adoleshent. Vidhte makina, gurrë varresh, cigare, apo rrëmbente njerëz në këmbim...

Kurohej në Turqi prej COVID-19, ja çfarë po ndodh me trajnerin Gega

Trajneri i Kukësit Skënder Gega, ia ka dalë të mposhtë koronavirusin dhe sot pritet të kthehet në Shqipëri. Tekniku i nënkampionëve të vendit, ka...

UEFA përzgjedh stadiumin ”Air Albania” për finalen e madhe europiane

Për herë të parë në histori Tirana dhe Shqipëria futet në hartën e zhvillimit të aktiviteteve më të mëdha europiane të futbollit. Edicioni i parë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

Silva Bino: Nuk e kemi kaluar më të keqen, nesër mblidhemi me Komitetin Teknik

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se nesër Komiteti Shëndetësor do të mbajë një mbledhje për tu njohur me...

Nikollë Lesi: Rama ka blerë gazetarët VIP me thasë me euro, Gjekmarkaj shembull

Gazetari Nikoll Lesi, ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij Agron Gjekmarkaj, për të cilin ka folur me superlativa. Në një shkrim në gazetën...

Në Shqipëri do të nisin arrestimet “VIP”, ja mesazhi i fortë që erdhi nga BE

Nga: Spartak Ngjela E shihni se çfarë dëmi historik po i sjell Shqipërisë vonesa për eliminimin e korrupsionit të lartë shtetëror dhe ngritjen e një...

Nga: Mero Baze

Beteja e Ilir Metës me Ardian Dvoranin nuk është një debat ku ka vlerë procedura, por mesazhi politik që Ilir Meta kërkon të japë, si i “pari” i drejtësisë. Ardian Dvorani si kryesues i KED (Këshilli i Emërimeve në Drejtësi), e ka të lidhur mandatin me faktin që është ende në detyrë, si anëtar i Gjykatës së Lartë. Afati i mandatit të tij si anëtar i Gjykatës ka përfunduar, por ai nuk është zëvendësuar ende. Për këtë arsye ai është ende kryetar i KED.

Ai doemos që do të largohet këtë vit, pasi procesi i plotësimit të Gjykatës së Lartë po ecën shpejt. Dhe Ilir Meta e di këtë.

Këmbëngulja e tij për të hequr Dvoranin këtë javë, pasi pati një pranverë politike me Qeverinë, gjatë periudhës së pandemisë, është në të vërtetë një përpjekje e tij për të fituar autoritet mbi institucionet e drejtësisë, KED, dhe KLGJ (Këshillin e Lartë Gjyqësor), dhe për të demonstruar se ka një shumicë pro tij, brenda këtyre institucioneve.

Asgjë më shumë nuk i hyn në punë zëvendësimi i Dvoranit këtë javë, apo pas disa muajsh.

Të gjitha interpretimet e tjera dhe ato krahasimet që bëjnë me vendet vakante në Gjykatë Kushtetuese, janë pa vlerë, pasi nuk janë të ngjashme.

Kur bëhen plotësime në Gjykatë Kushtetuese, sipas Kushtetutës sonë, shpallet vakanca për vendin e një anëtari konkret që i mbaron afati. Personi që fiton merr vendin e një gjyqtari të caktuar. Nëse ai se ka konsumuar mandatin, ky merr pjesën e mbetur, nëse e ka konsumuar merr mandatin e ri të plotë.

Në Gjykatën e Lartë, sipas Kushtetutës, vendi vakant është në parim, pra largohet një gjyqtar dhe shpallet vendi vakant, por ai që zgjidhet ka mandatin e tij, pavarësisht nëse e ka konsumuar apo tejkaluar personi që ka liruar vendin.

Lexo edhe :   Meta përkujton Ibrahim Rugovën në 76-vjetorin e lindjes: Burrë Shteti i kombit
Lexo edhe :   Meta i ashpër: Detyra ime është 25 prilli, favorizoj rrëzimin e çdo tiranie

Në këtë kuptim, rasti Dvorani nuk ngjan me rastet e vakancave të Gjykatës Kushtetuese që përdor Ilir Meta në argumentet e tij.

Por Ilir Meta nuk e ka hallin se Dvorani ka kaluar shumë kohë që ka tejkaluar mandatin. Kur tejkalon afatin kohor në një institucion për arsye që nuk varen nga ty, njësoj është dhe kur e kalon një muaj, dhe një vit, apo disa vite. Fjala vjen, për shkak të Presidentit dhe kapriçove të tij, kryetari i Kontrollit të Shtetit ka kaluar afatin me një vit, është larguar e është detyruar të rikthehet prapë. Por ky nuk është faji i tij, por i përpjekjeve të Presidentit për të kapur një institucion.

Por beteja e Ilir Metës në këtë rast, është më shumë se sa Dvorani. Është një betejë për të dhënë mesazh se ai tani ka situatën nën kontroll në KED dhe Këshilin e Lartë Gjyqësor. Jo pa qëllim sulmin e bëri pasi çertifikoi dhe raportet pozitive me Qeverinë, për ta bërë dhe më të plotë diversionin.

Ndaj injorimi i këtij revanshi ka rëndësi që këto institucione të mos ndjehen nën një presion politik të presidentit. Konsultimi me EURALIS dhe OPDATE, është rruga e duhur për ta mbajtur në shina profesionale debatin.

Një fitore politike e Presidentit kundër institucioneve të Reformës në Drejtësi, është një sinjal i keq për pavarësinë e tyre. Ai thjeshtë duhet injoruar dhe duhet lënë jashtë këtij procesi.

Aq më tepër që me Dvoranin ai ka dhe konflikt interesi, pasi ka qenë i pandehur i tij dhe do të tingëllonte dhe si hakmarrje ndaj një gjyqtari që ka dashur ta dënojë.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Champions/ PSG hakmerret ndaj Junajtid, zbaviten Juventus dhe Barcelona

Kanë përfunduar 6 sfidat e parafundit të Ligës së Kampionëve, të zhvilluara mbrëmjen e sotme, ku u regjistruan në total plot 19 gola. PSG ka...

Koronavirusi/ Gjermania do t’i zgjasë masat parandaluese deri në 10 janar

Qeveria në Gjermani ka marrë vendim që bllokimi të zgjasë deri në 10 janar. Sipas mediave të huaja, kancelarja Angela Merkel bëri të ditur vendimin...

‘E shoh veten në Kuvend’/ Pano Soko: S’dua të jem në pushtet, por në opozitë

Kandidati i “Nismës Thurje” Pano Soko ka deklaruar se nuk e kërkon pushtetin, por do që të jetë në opozitë. Në një intervistë për Report...

Denaj: Vitin tjetër do të kemi rritje ekonomike 10.6%. Ekspertja e kundërshton

Tërmeti i 26 nëntorit dhe më pas pandemia e Covid-19 shkaktuan një goditje të ekonomisë shqiptare, dhe vuri në pah mos-përgatitjen e duhur të...

Kosova, ndër vendet më të sigurta në botë nga terrorizmi

Terrorizmi mbetet problem i rëndësishëm dhe serioz në shumë vende, pavarësisht nga rënia e përgjithshme e ndikimit të tij në të gjithë botën gjatë...