Reperit Sean ‘Diddy’ Combs i është mohuar sërish lirimi me kusht nga një gjykatës, ndërsa ai pret gjykimin për akuzat për trafikim seksual.
Kjo do të thotë se muzikanti dhe producenti, i njohur gjithashtu si P Diddy, do të qëndrojë në burg, pavarësisht ofertës prej 50 milionë dollarësh për t’u liruar.
Combs u arrestua me dyshimin për konspiracion dhe trafik seksual në shtator. Ai ka qenë i burgosur për 10 javët e fundit.
Manjati i hip-hop-it është deklaruar i pafajshëm për akuzat se ka detyruar dhe abuzuar gratë për vite me rradhë me ndihmën e një rrjeti bashkëpunëtorësh dhe punonjësish, ndërsa ka heshtur viktimat përmes shantazhit dhe dhunës, duke përfshirë rrëmbimin, zjarrvënien dhe rrahjet fizike.
Ai thotë se marrëdhëniet e tij seksuale ishin konsensuale dhe mohon të gjitha akuzat.
Kjo ishte përpjekja e katërt e 55-vjeçarit për t’u liruar përpara gjyqit. Avokatët e tij bënë dy kërkesa në ditët pasi ai u akuzua, pasuar nga një apel i cili u refuzua në tetor.
Gjykatësi i qarkut i SHBA Arun Subramanian njoftoi vendimin e fundit të refuzimit të lirimit me kusht me një urdhër me shkrim, pasi dëgjoi argumentet gjatë një seance dëgjimore dy-orëshe më 22 nëntor në gjykatën federale të Manhatanit.
Combs është aktualisht në paraburgim në Manhattan në pritje të një gjyqi penal të planifikuar të fillojë më 5 maj të vitit të ardhshëm.