Dëshmi të tjera të frikshme kanë ardhur për monstrën e Babrrusë, që përdhunoi për vite me radhë 15-vjeçaren. Ish-nxënëse të shkollës “Azem Hajdari”, kanë rrëfyer se çfarë ka ndodhur me to, pasi roja i ngacmonte shpesh. Ato kanë folur për “Iconstyle.al” se kanë qenë vetë të pranishme dhe e kanë parë me sytë e tyre pedofilin duke hedhur fjalë dhe ngacmuar nxënëset e shkollës.
Njëra nga vajzat, shprehet se 65-vjeçari Abaz Doku ka ngacmuar edhe mamatë që sillnin fëmijët në çerdhe. Adoleshentja shprehet se për këtë ka folur personalisht me prindërit, dhe i ati i saj është përleshur fizikisht me rojen e shkollës.
“Sa herë që shkoja në mëngjes, ai ishte aty dhe nuk kishte ditë që nuk hidhte fjalë nga më të ndyrat si dhe kur pastronim klasat ai vinte gjithmonë aty pasi mësuesit iknin edhe përpiqej të na prekte, afrohej me tepër seç duhej derisa unë personalisht njoftova familjarët e mi sepse nuk po e duroja dot më.
Babai im u konfrontua personalisht më të, situata degradoi deri në përleshje fizike. Por edhe pas asaj ditë, ky monstra vazhdonte sapo te gjente rastin më të përshtatshëm për të bërë atë që dinte më mirë. Nuk mund të them se kam qenë pre e abuzimeve të tij sepse kisha kurajën të flisja me prindërit të cilët qenë të vetmit që më besuan. Po tu thosha mësuesve ato normalisht që nuk do të besonin edhe do ta linin situatën po njësoj. Ky monstër nuk është marre vetëm me vajzat e mitura, po është marrë edhe me mamatë që sillnin fëmijët e tyre në çerdhe”.
Vajza e dytë tregon se pothuajse e gjithë shkolla kanë qenë pre e abuzimit të tij. “Po u shkruaj për monstrën e Babrrusë: Abaz Doken. Prej vitesh ka qenë roje të shkolla jonë dhe jo vetëm ajo vajza por pothuajse e gjithë shkolla kanë qenë pre e abuzimit të tij.
Një kafshë si ai meriton dënim me vdekje, sepse edhe po të dalë zakonin nuk e harron. Disa herë kur kishim radhën e pastrimit, vinte nëpër klasa tentonte që me fjalë të ndyra të na afrohej dhe të na prekte si dhe kur kishim orën e pushimit sërish bënte përpjekje për të na shtënë në dorë.
Mbaj mend kur kemi pasur një orë edukimi fizik, të gjithë dolën të luanin, unë me një shoqe nuk dolëm sepse nuk ndihesha mirë. Ai vjen në klasë dhe na thotë “Sa të mira që jeni”, afrohet dhe na kërcënon se po nuk shkuam me të do tu tregonte prindërve tanë se kishim lënë orët e mësimit gjë që nuk kishte ndodhur. Ashtu siç ishim, shkuam te mësuesja kujdestare për t’i treguar rastin e këtij edhe ajo na thotë: ‘ju lutem shumë, dilni jashtë edhe mos flisni budadalliqe me”.