Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Përpara se demokracia të bëhet një fjalë e keqe

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Shtëpia e Bardhë” e bardhë

Nga: Preç Zogaj 

Lëvizja e Sali Berishës për shkarkimin e Lulzim Bashës kishte si motiv kryesor në pikënisje shkeljen e statutit të Partisë Demokratike nga ky i fundit. Në vend që ta votonte në kryesinë e partisë apo në Këshillin Kombëtar pezullimin e Berishës nga Grupi Parlamentar, Basha e mori përsipër vetë. Kjo ishte shkelja që u kryqëzua nga foltorja në foltore, pavarësisht se siç u pa qartë më vonë Basha i kishte pasur numrat, qoftë në kryesi, qoftë në Këshillin Kombëtar nëse do të kishte dashur të fshihej e t’i jepte një veshje me votë vendimit të tij.

Për koherencë të motivit nga u nis e vazhdoi, Kuvendi -miting i datës 11 dhjetor në stadium duhej të votonte anulimin e vendimit të Bashës. Berisha e shmangu, duke fryrë e instrumentalizuar për qëllimet e tij një motiv tjetër, humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit, për të cilën anëtarësia e PD-së ishte shprehur me votë të fshehtë gjatë verës në një garë me katër kandidatë. E shmangu sepse ashtu si Basha nuk dëshironte të hidhte në votim të drejtpërdrejtë një vendim të qeverisë amerikane?

Ndoshta. Por ka edhe një shpjegim tjetër, sipas meje. Është përpjekja e tij për ta orientuar e paraqitur foltoren si një gjë që ka të bëjë me problemet thjeshtësisht të brendshme të PD-së, pa kontekst ndërkombëtar, jashtë kontekstit ndërkombëtar. Në sintoni me të, platformat mediatike që mbështesin kthimin e tij në krye të PD-së, apo shqyerjen e PD-së, i kanë mëshuar me forcë izolimit të krizës së PD-së nga vendimi i Departamentit Amerikan për shpalljen non grata të Berishës. Qëllimi i këtij të fundit ka qenë dhe është të tërheqë pas vetes sa më shumë anëtarë dhe militantë të thjeshtë, duke konsideruar se frustrimet e tyre në opozitë, hallet dhe problemet reale që kanë, janë horizonti i tyre i vetëm në gjykimin e zhvillimeve politike.

Në këtë mënyrë ka menduar të rrisë masën njerëzorë prapa tij apo njollën njerëzore në tribunë, ku kamerat ndalohen të identifikojnë fytyra. I duhej kjo për të çuar përpara lëvizjen hakmarrëse ndaj Lulzim Bashës dhe, përtej Bashës, për aq sa është e mundur, lëvizjen e kthimit të restos ndaj SHBA-së. Kur i është dashur të thotë diçka për shpalljen non grata, Berisha nuk e ka pasur e nuk e ka për gjë ta trajtojë fuqinë më të madhe të botës si një copëz Shqipërie si kjo e korruptuara deri në palcë, ku oligarkët dhe sipërmarrësit e oborreve qeveritare iu mbajnë dorën, blejnë dhe orientojnë vendimmarrjen e kryeministrave.

Nuk e ka pasur për gjë të ngatërrohet në një xhungël shpjegimesh kundërthënëse si ajo që më kanë dënuar për shkak të mbrojtjes së Kosovës, e tjerë e të tjerë. Gjersa vjen momenti kulmor i zhbalancimit kur u drejtohet SHBA-ve t’i heqin “non grata”-n, përndryshe do të marrë pushtetin. Me këtë rast, ndjekësit e tij duhet të kuptojnë se kur nuk ishte non grata, nuk paska dashur ta marrë! Dhe duhet të zgjedhin tani mes heqjes “non grata” dhe marrjes së pushtetit. O njërën, o tjetrën!

Dua të përsëris se ndërsa mund e duhej të kishte zgjedhur të mbështeste rinisjen e PD-së drejt suksesit pa gjylet e dualizmit nëpër këmbë, pa gurin e pengesës amerikane në rrugë dhe pa gogolët elektoralë që ka përdorur Edi Rama në fushatat e tij, Sali Berisha ka të drejtën e tij të mbrojë veten dhe të kërkojë të çlirohet nga non grata. Por përfshirja e një pjesë të PD-së apo edhe e gjithë PD-së në këtë përpjekje nuk i sjell asnjë dobi atij. Ndërkohë që vetëm e dëmton PD-në. Nuk ka e nuk do të ketë kurrë një shumicë në Shqipëri që do të votonte një parti të drejtuar drejtpërsëdrejti apo përmes një tjetri që të jetë i padëshirueshëm nga SHBA.

Gjithë çfarë po ndodh në PD, në Shqipëri dhe në rajon, sa u takon shpalljeve non grata nga SHBA, ka një kontekst ndërkombëtar. Kush e injoron këtë kontekst, thjesht është duke u përpjekur të manipulojë me injorancën apo duke futur kokën në rërë si struci. Së paku për një gjë duhet të jemi në një mendje: nuk ka hapje të vërtetë me mendje të mbyllura. Nuk mund t’i shkëpusim zhvillimet e brendshme nga zhvillimet e jashtme që lidhen direkt apo tërthorazi me fatet tona. Edhe para shekullit të njëzet, të parët tanë mes maleve, pa asnjë komunikim me botën, e shihnin fatin e tyre të lidhur me lojën e fuqive të mëdha. E jo më sot. Vetë sovraniteti ynë nuk është në kontradiktë me integrimin euroatlantik dhe europian, por thjesht merr një kuptim të ri, të vërtetë e frytdhënës në familjen e madhe.

Zhvillimet shqiptare të kësaj kohe, që do të përshpejtohen e shtohen në vijimësi, kanë lidhje të drejtpërdrejtë me angazhimin e palëkundur të SHBA, por edhe BE-së për të luftuar pandëshkueshmërinë në sferat e larta në Shqipëri, si një dukuri jo vetëm antidemokratike dhe rrënuese për mirëqenien e qytetarëve, por edhe antikombëtare e antieuroatllantiste. Kanë lidhje me vendosjen e luftës kundër korrupsionit si përparësi e politikës së jashtme të Presidentit Biden dhe SHBAve. Antikorrupsioni është në këtë kontekst shpëtimi i demokracisë. Këto nuk janë fjalë, janë akte, që do të vijnë duke u shtuar. Akte që mbështeten financiarisht nga qeveria amerikane.

Për arsye të njohura, që nuk është rasti të trajtohen në këtë shkrim, demokracia ka hyrë në krizë gjatë viteve të fundit. Aq sa filloi të dukej gati-gati si një fjalë e keqe, ndërsa po zgjoheshin e po konsolidoheshin regjimet autokratike dhe iliberale, elitat e korruptuara me maska demokratike, liderit populistë me maska sovraniste-nacionaliste. Të gjithë në një varkë për të minuar e arkivuar demokracinë.

Tranzicioni shqiptar i tejzgjatur paraqet ndoshta fotografinë me të plotë e më origjinale të këtij regresi. Prishja e zgjedhjeve, ngritja e korrupsionit të lartë në sistem nga një qeveri në tjetrën dhe vendosja e pandëshkueshmërisë ku ligji nuk shkel dot në sferat e larta, janë tri rekorde që tregojnë natyrën e sundimit autarkik shqiptar ku në vend të një autokrati kemi një stafetë autoktatësh që bëjnë teatrin demokracisë. Edhe një herë elitat politike të tranzicionit nuk zhgënjyen në zakonin e paraardhësve të tyre për të përqafuar variantin me të keq të një sistemi të caktuar. Komunizmin stalinist dje, demokracinë hibride sot. E gjithë kjo, në funksion të pushtetit dhe pasurimit të tyre.

Kjo lojë fatkeqe për përparimin e Shqipërisë është kapur në thellësi nga partnerët amerikanë. Mendimi politik amerikan i ra pikës duke konkluduar se korrupsioni e nxjerr e kalb dhe e shkatërron demokracinë, duke krijuar kasta autokratike të rrezikshme. Dobësimi i demokracisë dobëson në perspektivë vetë fuqinë e SHBA si vend lider në botë. Këtu edhe nisma historike e Presidentit të SHBA, Joe Biden, për të krijuar aleancën botërore për demokracinë, për të ndaluar shkuarjen e trendeve të saj në drejtimin e gabuar, për ringritjen, rindërtimin dhe rikthimin e saj në piedestalin e vlerës më të madhe të njerëzimit. Këtu edhe urdhri i tij ekzekutiv i Presidentit për korrupsionin në Shqipëri, duke e përmendur me emër vendin tonë. Këtu edhe riaktivizimi fuqishëm i instrumentit non grata nga Departamenti i Shtetit dhe bllokimin e pasurive të paligjshme nga Departamenti i Thesarit. Këtu mbështetja për veprim që partnerët amerikanë dhe europianë po u japin organeve të drejtësisë.

Kjo dallgë sapo ka nisur të ngrihet dhe do të marrë përpara të keqen e Shqipërisë. Nuk ka një forcë tjetër veç SHBA ta udhëheqë këtë betejë historike. Kjo nuk pamundëson përpjekjet vetjake të personave të prekur për mbrojtje e pafajësi. Ligji i ka zgjidhur të gjitha. Por ka një të vërtetë mbi të vërtetat: Populli shqiptar ishte penguar me dhunë e lloj-lloj marifetesh për t’u çliruar me votë e me vullnet të lirë nga kasta e të paprekshmëve. Është marrësi të mendohet se publiku do t’i bëhet pengesë shansit të vet duke u rreshtuar në kahun e zhvlerësimit të instrumentit non grata apo trembjes së drejtësisë. /Panorama

Tags: bashademokraciaPrec zogajsali berisha

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
“Ti s’do të njohësh botën time”, Beatrix debaton me Donaldin (VIDEO)

“Ti s’do të njohësh botën time”, Beatrix debaton me Donaldin (VIDEO)

“Të jenë shembull për shoqërinë”, futbollistëve kinezë u ndalohen tatuazhet

“Të jenë shembull për shoqërinë”, futbollistëve kinezë u ndalohen tatuazhet

Komisionet hetimore të Kuvendit mbetën peng i përplasjeve politike

Komisionet hetimore të Kuvendit mbetën peng i përplasjeve politike







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com