E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

“Përndiqte të renë, i dhunoi të atin”, policia arreston 29-vjeçarin

Një 29-vjeçar është vënë në pranga, pas denoncimit të një 23-vjeçareje e cila është ankuar se është përndjekur dhe dhunuar fizikisht nga ky shtetas, i cili ka tentuar ta marrë me forcë duke e goditur edhe babanë e saj.

Policia Velipojë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. J., 29-vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër. Pas kallëzimit, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin D. J., në rrugën nacionale Velipojë-Shkodër, në fshatin Berdicë.

Njoftimi

Nga strukturat e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. J., 29 vjeç banues në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, për veprat penale “Përndjekja”, “Dhuna në familje”,“Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Kanosja“. Për këtë shtetas ka bërë kallëzim shtetasja U. Rr., 23 vjeçe, banuese në lagjen “Qemal Stafa”, se është përndjekur dhe dhunuar fizikisht nga ky shtetas, i cili ka tentuar ta marrë me forcë duke e goditur, edhe babanë e saj, shtetasin R. Rr., 60 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”. Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin D. J., në rrugën nacionale Velipojë-Shkodër, në fshatin Berdicë. Në përfundimi të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 29-vjeçarit dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tashmë ka një datë, ja kur do martohet Rudina Dembacaj me Mark Frrokun

Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, pas shumë aludimesh për një dasmë të mundshme me Mark Frrokun, tashmë ka zbuluar çdo gjë. Një ftesë...

Serbët bllokojnë rrugën, pas vendimit të Kosovës për reciprocitetin e targave

Mëngjesin e sotëm, në pikat kufitare policia e Kosovës u ka hequr targat të gjitha makinave nga Serbia, dhe i ka pajisur me targa...

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Kuvendi për reciprocitetin e vendosur për targat e automjeteve. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kurti theksoi...

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...