Përmirësohet situata në Kosovë/521 raste të reja dhe 10 humbje jete

Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit është përmirësuar situata me COVID-19. Janë testuar gjithsej 1.375 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 521 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 585 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.586 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.505.