Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), njofton të gjithë abonentët e Tiranës se sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinës në rrugën “Sulejman Delvina”, do të stakohet energjia elektrike në rrugën “Muhamet Gjollesha” pjesërisht, dhe në Bulevardin “Gjergj Fishta” pjesërisht.