E hënë, 8 Mars, 2021
8 C
Tirana

Përmbytjet në vend, Meta: Qeveria të marrë masa urgjente

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehet i shqetësuar pas paralajmërimimt të IGJEUM, për përkeqësimin e situatës hidrometeorologjike në vend, veçanërisht në ultësirën veriperëndimore, si dhe në zonat nga Shkodra në Fier.

Meta i bën thirrje qeverisë që të veprojë menjëherë duke siguruar rezverva ushqimore, të mbrojë jetën e qytetarëve dhe të informojnë në mënyrë transparente dhe në kohën e duhur qytetarët që jetojnë në zonat me rrezik të lartë.

Postimi i Metës në Facebook

Prej ditësh, Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka dhënë paralajmërimin për një përkeqësim potencial të situatës hidrometeorologjike në të gjithë territorin e vendit, veçanërisht në ultësirën veriperëndimore, si dhe në zonat nga Shkodra në Fier.

Ndërkohë, stacionet hidrologjike në Kaskadën e lumit Drin, bëjnë me dije se për shkak të intesitetit të reshjeve, priten shkarkime të mëdha nga HEC-et dhe për pasojë parashikohet të ketë përmbytje në zonën e Shkodrës.

Në këto kushte, i bëj thirrje Qeverisë, ministrive përgjegjëse, prefekturave dhe bashkive në zonat me rrezikshmëri të lartë përmbytjeje, të marrin në konsideratë këto paralajmërime serioze dhe të garantojnë urgjentisht:

– Informimin me transparencë dhe në kohën e duhur të popullatës, që jeton në zonat me rrezik potencial përmbytjeje, me qëllim garantimin e jetës dhe minimizimin e pasojave në prona e bagëti;

– Garantimin me rezerva të mjaftueshme ushqimore për popullatën dhe blegtorinë;

– Vendosjen e hidrovoreve në regjim gatishmërie pune, me kapacitet të plotë;

– Vënien në gatishmëri të strukturave të koordinimit, menaxhimit dhe atyre operacionale, me qëllim marrjen e të gjitha masave parandaluese për minimizimin e riskut në zonat më të ekspozuara ndaj rrezikut;

– Gatishmërinë e strukturave operacionale, grupeve të kërkim-shpëtimit, mjeteve ajrore dhe mjeteve lundruese,  për garantimin në çdo kohë të operacioneve efektive, në çdo zonë, që rrezikohet nga përmbytjet;

– Marrjen e masave për kalueshmërinë normale në të gjitha akset rrugore, veçanërisht në Veri, Verilindje dhe Juglindje, që rrezikohen të bllokohen nga reshjet e dëborës dhe rrëshqitjet e dheut apo gurëve.

Mbrojtja e shëndetit, jetës dhe pronës së çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë është një detyrim kushtetues, që duhet përmbushur me përgjegjshmëri maksimale.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Drama e Sir Alex-it

Sir Alex Ferguson tha se kishte frikë se nuk do të ishte më kurrë në gjendje të fliste përsëri pasi pësoi një hemorragji në...

Itali/ Milani kërkon të rigjejë busullën

Një problem muskular e ka shtuar Ante Rebic-in në një listë të gjatë lëndimesh tek ekipi i Milanit të vendit të dytë përpara transfertës...

Spanjë/ Sot derbi i madh i Madridit, loja bëhet serioze

Atletico Madrid pret Real Madridin në një derbi të kryeqytetit spanjoll që do të lërë gjurmë në garën për titull. Atletico kryeson kampionatin dhe...

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...