Pas përmbytjeve të shumta në vend, LSI kërkon që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Ky është qëndrimi i kësaj force politike, i shprehur nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Ky i fundit, me anë të një postimi në Facebook, shkruan se Shqipëria po përballet me një situatë shumë të rëndë me rreziqe shumë të mëdha për pronën dhe shëndetin e qytetarëve.
Në një situatë të tillë, Vasili shkruan se qeveria nuk duhet të presë, por të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme pasi situata pritet të rëndohet orë pas ore.
POSTIMI I VASILIT:
Te shpallet gjendja e jashtezakonshme. Ç’pret akoma qeveria?!
Shqiperia po perballet me nje situate shume te rende ne te gjithe territorin me rreziqe shume te medha per pronen dhe shendetin e qytetareve.
Qeveria nuk shpall gjendjen e jashtezakonshme. Çfare pret?
Situata rendohet ore pas ore. Kryeministri duhet te jete ne balle te shtabit te emergjences dhe te marre e te ushtroje pergjegjesite e tij kushtetuese, politike dhe qytetare, qe nga zyra e deri ne drejtimin ne teren.
Kryeministri nuk mund te jete komentator.
Te shpallet menjehere gjendja e jashtezakonshme.
Koha nuk pret.Mijera qytetare presin doren dhe mbeshtetjen e shtetit.