E martë, 20 Tetor, 2020
9 C
Tirana

Përmbaruesit sorollasin qytetarin: Gjykata ka gabuar

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

‘Gjobat për maskat të paligjshme’, /Meta-Ramës: Reflekto, po tremb qytetarët

Presidenti i Republikës, Ilri Meta i bën thirrje qeverisë, që të reflektojë për aktin normativ, që gjobit qytetarët të cilët nuk e mbajnë maskën...

Përmbarimi prej një viti në kërkim të skrepit për prishje të objektit, kur gjen skrepin sheh paqartësi në vendimin e gjykatës. Zyra e përmbarimit nuk zbatonte vendimin e gjykatës sepse nuk kishte skrep për prishjen e objektit. Kur u gjet skrepi, vendimi nuk u zbatua, pasi përmbaruesi dhe avokati i palës debitore panë të arsyeshme se vendimi i gjykatës kishte nevojë për saktësim.

Sipas tyre vërtet dispozitivi është lirim dhe dorëzim sendi, por në arsyetim pala debitore (zotëria që ankohet) ka pranuar në gjykatë që i ka shitur 9 m2 objekt, por për të cilin nuk ka asnjë dokument, pasi zotëria ka firmosur në një copë letër pa vlerë kur ka qenë i dehur dhe pala tjetër i ka dhënë vetëm 8 mijë lekë të vjetra. Por pavarësisht se ndodhet në arsyetim, gjykata nuk e ka konsideruar, pasi ky akt nuk ka asnjë vlerë juridike. Në këtë rast i gjithë objekti që duhet të lirohet është rreth 63 m2. Duhet shembur dhe dorëzuar pronarit të ligjshëm, zotit Bajram Hyso. Por pavarësisht se nuk ka asnjë vlerë juridike dhe dispozitivi është i qartë, sipas zyrës së përmbarimit, përmbaruesit i lind e drejta të kërkojë saktësimin e vendimit. Duke e çuar sërish çështjen në gjykatë, ku pavarësisht vendimit, pala tjetër ka të drejtën e apelit. Dhe kështu vijon sërish kalvari i proceseve gjyqësore. Ndërkohë që ky vendim akoma nuk është ekzekutuar, për këtë proces është shprehur edhe Gjykata e Lartë e cila ka rrëzuar rekursin e palës tjetër, dhe ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës për lirim dhe dorëzim sendi.

Në muajin Korrik Fiks Fare trajtoi problemin e Bajram Hysos nga Vlora. Ai prej një viti sorrollatej nga zyra e përmbarimit për ekzekutimin e një vendimi të formës së prerë me pretekstin që nuk kishte mjete (skrep) për të prishur objektin. Pas transmetimit u premtua që ky vendim do të ekzekutohet në datën më të afërt. Por pavarësisht kësaj, sërish nuk u ekzekutua. Në një intervistë për Fiksin, ankuesi, Bajram Hyso falenderon dhe vlerëson shumë Fiksin për punën që ka bërë deri tani për të. Sipas tij më në fund skrepi erdhi, erdhi edhe përmbarimi për ekzekutim. Të pranishëm ishin edhe pala tjetër me avokat dhe ekspertja e gjykatës Vlorë. Ai tregon se ata u bënë bashkë dhe thanë që nuk mund ta prishnin objektin, pasi në vendimin e gjykatës nuk është përcaktuar qartë se cili objekt duhet të prishet. “Unë nuk di ç’të them, ndoshta këtu luhet leku, miqësia apo ku e di unë. Unë po sorollatem gjyqeve dhe nuk po arrij dot të drejtën time” shprehet denoncuesi. Ndërkohë Bajram Hysos tregon se i ka dhënë të drejtë edhe Gjykata e Lartë që ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës për ekzekutimin e vendimit, lirim dhe dorëzim sendi.

Lexo edhe :   Jepet vendimi për 19-vjeçarin që i bëri atentat drejtorit të policisë
Lexo edhe :   Jepet vendimi për 19-vjeçarin që i bëri atentat drejtorit të policisë

Fiks Fare kontaktoi edhe eksperten e gjykatës, Flora Fejzaj e cila thotë se u thirr nga përmbaruesi dhe se ajo e ka përcaktuar qartë në aktin ekspertimit se cila është pjesa që duhet prishur, por sipas saj gjykata nuk e ka vendosur në arsyetim apo dispozitiv. “Ka nevojë për një tjetër përcaktim, unë nuk jam juriste që të them kush duhet ta bëjë këtë. Unë jam shprehur qartë me aktin e ekspertimit” shtoi ajo.

Përmbarimit ju desh 1 vit që të zbulonte se vendimi ishte i paqartë, pasi një vit kërkoi skrepin për ta prishur.

Gazetarët intervistuan edhe kryetarin e Zyrës së Përmbarimit Vlorë, Fitim Koçiaj, i cili thotë se një vendim unifikues i Gjykatës të Lartë i jep atij të drejtës që përveç dispozitivit të shikojë edhe arsyetimin. Sipas tij nuk është shprehur qartë gjykata se cila pjesë do shembur. Sipas tij pala tjetër pretendon se i ka blerë 9 m2 objekt, situatë që është pranuar nga të dyja palët në gjykatë. Ai thotë që ligji i jep atij të drejtën të kërkojë saktësimin e vendimit për sa kohë nuk është i qartë. Sipas tij procesi ka nisur dhe duhet të përfundojë shpejt. Palët kanë të drejtën e apelimit dhe kjo sipas tij nuk është vonesë me dashje. Bajram Hyso thotë se e ka pranuar këtë shitje në gjykatë, të bërë kundrejt mashtrimit kur ai ishte në gjendje të dehur para viteve 2000. “Më ka bërë të firmos në një letër dore për 8 mijë lekë të vjetra.Nuk ka asnjë kontratë të firmosur para noterit për këtë, edhe atë që ka me shkrim dore e ka fotokopje, ndaj gjykata nuk e mori parasysh” përfundoi ai. /Top Channel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Më qëlluan me pistoletë”, zbardhet telefonata që alarmoi Policinë e Vlorës

Një 27-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, së një person ka dashur ta vrasë. Shënjestra ka qënë shtetasi me inicialet M.F....

Nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana, ja rrugët alternative 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi se nga nesër do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe tek ish sheshi...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sërish izolim?/ Rreth 19 mijë mësues janë trajnuar për mësimin online

Për ti paraprirë çdo situate lidhur me pandeminë, janë marrë masat edhe për trajnimin e mësueve për mësimin online. Shumë mësues kanë rezultuar të...

Familja i jep fund kërkimit për biznesmenin Remzi Hoxha

Familja e Remzi Hoxhës ka bërë të ditur se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij. Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit...