Shërbimi përmbarimor ka shkuar për të ekzekutuar sekuestron e banesës në një shtëpi të pabanuar në zonën e shkëmbit të Kavajës në Durrës, por gjejnë armë dhe drogë. Rreth orës 15.00 përmbarimi ka shkuar për të ekzekutuar sekuestron e banesës për llogari të një banke ku rezultonte me kredi.
Punonjësit e përmbarimit sapo kanë hyrë brenda banesës bashkë me policinë kanë gjetur dy armët e përshtatura për snajper me silenciator , një pistoletë dhe një sasi kanabisi.
Menjëherë është lajmëruar policia e Durrësit e cila ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë sekuestrimin e armëve të zjarrit. nga verifikimet paraprake rezulton se pronari është emigrantë në SHBA.
Pritet që policia të kontaktojë me pronarin dhe të zbardhet ngjarja se të kujt janë armët. Ato janë dërguar tek laboratori i kriminalistikes për të parë se në çfarë ngjarje mund të jenë përfshirë, pasi ka shumë vrasje e plagosje që ende janë pa një autor një qarkun e Durrësit.