“Përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës”, mesazhi i Ambasadës Amerikane ndaj politikës

Ambasada Amerikane ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për politikën shqiptare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane teksa ka kujtuar 45 vjetorin e firmosjes së Aktit Përfundimtar të Helsinkit, ka dhënë mesazhin e radhës.

Mesazhi në fjalë vjen në momentin kur tensionet politike pritet të rriten nga situata e krijuar me miratimin e ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti dy ditë më parë, ku opozita u shpreh haptazi kundër.

Njoftimi

Sot, 1 gusht, ne përkujtojmë 45 vjetorin e firmosjes së Aktit Përfundimtar të Helsinkit. Misioni Amerikan në OSBE po sjell në vëmendje 10 parimet kryesore që u përcaktuan për të udhëhequr marrëdhëniet e ardhshme midis shteteve dhe qytetarëve të tyre. 10 parime për promovimin e paqes dhe sigurisë. Parimi i sotëm 2: Përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës. Ndiqni U.S. Mission to the OSCE për të mësuar më shumë mbi të 10-ta parimet.