E hënë, 14 Qershor, 2021
14.5 C
Tirana

Përlotet zv.ambasadorja e SHBA në Tiranë, rrëfen historinë e dhimbshme

Zv.ambasadorja e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones, ka ndarë një histori të dhimbshme personale, në një takim për sensibilizimin e punësimit të grave të prekura nga kanceri i gjirit.

Gjatë fjalës së saj, ajo tregon se 12 vjet më parë në këtë muaj humbi nënën e saj për shkak të kancerit.

“Diplomatët janë qenie njerëzore do doja të ndaja diçka thellësisht personale 12 vjet më parë në këtë muaj humba nënën time për shkak të kancerit. Ne e dimë se diagnoza e kancerit është tragjike për familjes, asnjë punëdhënës nuk duhet të ndëshkojë gratë që luftojnë më ketë sëmundje të tmerrshme. Studimi i bërë publik tregon mundësi për drejtuesit e Shqipërisë të punojnë bashkë për situatën e grave në Shqipëri, veçanërisht atyre me kancer në gji”, tha ajo.

Më tej, ajo i ka bërë thirrje të gjithë politikanëve në Shqipëri që të bashkohen për të mirën e interesit publik.

“Shpresoj që kjo do të jetë një fushë e përbashkët ku ju drejtuesit e politikës në Shqipëri të mblidheni bashkë. Kur ju të bashkoheni në të mirë të publikut, do ta drejtoni këtë vend me frymëzim, ju gratë mund të jepini shembuj për të ardhmen dhe kolegët tuaj meshkuj. Koha është tani mundësia është këtu, udhëheqësit duhet të punojnë bashkë për të dhënë shembull për shqiptarët, ndoshta edhe reformën zgjedhore. Të gjitha këto janë të mundura me bashkim”, u shpreh diplomatja.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Një ditëlindje dhe një ditëvdekje

Nga Sokol Balla Gramoz Ruçi bën 70 vjeç në dhjetor, por zëre se ditëlindja e tij ka qënë dje. Tre dekadat e jetës politike të...

Euro 2020/ Hollanda mund Ukrainën në ndeshjen emocionuese me 5 gola

Takim i mbrëmjes, ai midis Hollandës dhe Ukrainës është mbyllur me vrull pasi plot 5 gola u shënuan në pjesën e dytë. Hollanda fitoi...

Gurët e tëmthit, shkaktarët dhe të rrezikuarit

Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët....

Takimi Rama-Blinken, ja marrëveshja e nënshkruar. Fjala e Blinkenit dhe Ramës

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken kanë zhvilluar një takim në Bruksel ditën e sotme. Fryt i këtij takimi ishte marrëveshja...

Itali/ Ngjarje tragjike në Romë, 4 viktima mes tyre autori dhe 2 të mitur

Një burrë i moshuar, 84-vjeçari Salvatore Ranieri, dhe dy vëllezër të moshës 5 dhe 10 vjeç, David dhe Daniel Fusinato, u vranë në Konsorciumin...