E hënë, 18 Tetor, 2021
21.5 C
Tirana

Përleshje mes bandave në burgun brazilian, më shumë se 50 të vdekur

Dhjetëra të burgosur kanë humbur jetën si pasojë e përplasjeve mes dy grupeve rivale brenda një burgu në Brazil. Ngjarja ndodhi në burgun e Altamiras, ku të dënuarit u përfshinë në një përleshje me sende të forta që zgjati për më shumë se 5 orë. Sipas mediave vendase raportohet për më shumë se 50 viktima.

Zyrtarët e institucionit në fjalë, gjatë një konference për shtyp thanë që 16 prej të vdekurve u ishte prerë koka, ndërsa pjesa tjetër u mbyt pasi një pjese të burgut iu vu zjarri.

Po ashtu, u morën peng dhe 2 roje, të cilët më pas u lanë të lirë pa lëndime.

Burgu në Altamira ku shpërtheu dhuna ka një kapacitet prej 200 vetash, por u pushtua nga rreth 300 të burgosur.

Ndërkohë, autoritetet ende nuk bëjnë me dije emrat e bandave të përfshirë në ngjarje, për të shmangur një përshkallëzim të situatës jashtë hekurave të burgut.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Boiken Abazi jep dorëheqjen nga drejtimi i “Vetëvendosjes”

Boiken Abazi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës së "Lëvizjes Vetëvendosje" në Shqipëri. Ai njofton me anë të rrjeteve sociale, se dorëheqjen e...

Pse humbi Albin Kurti?

Nga: Baton Haxhiu Tregimi ndër shqiptarë se çdo çudi zgjat jo më shumë se tri ditë dhe pastaj kalohet në një tjetër ngjarje çuditëse, për...

Rekord i ri/ 700 mijë shqiptarë kanë ikur nga vendi nga 2008

Që nga viti 2008 deri në 2020-n, janë rreth 700 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit...

COVID-19 i merr jetën ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit

Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell, ka humbur betejën me koronavirusin në moshën 84-vjeçare. Colin Powell, Sekretari i parë me ngjyrë i Shteteve të...

Afrimiteti i tyre nxiti diskutime/Donaldi gdhend në dru portretin e Semit

Semi dhe Donaldi kanë shfaqur afrimitet shoqëror me njëri-tjetrin në “Big Brother Vip”. Bora Zamani nga ana tjetër hodhi poshtë aludimet se aktori i...