Katër shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane, pas një konfrontimi fizik me njeri-tjetrin në parkingun e një super-marketi, duke u përleshur me grushte dhe thika.
Sipas policisë, dy vëllezërit shqiptarë të armatosur me një thikë dhe një shkop bejsbolli, sulmuan dy shqiptarë të tjerë, të cilët ishin në një makinë. Vëllezërit kanë goditur mjetin me shkop dhe i kanë thyer xhamat e dritares së pasme dhe duke prishur parakolpin.
Në përgjigje të sulmit, dy shqiptarët e tjerë i kanë ndjekur vëllezërit duke manovruar në mënyrë të rrezikshme me shpejtësi të lartë me makinën e tyre të dëmtuar.
Gjatë përleshjes, njëri prej tyre ka pësuar prerje të forta në dorë dhe në pjesën e kofshës, ndërsa tjetri u godit, duke u hedhur mbi makinë.
Forcat e rendit shkuan në vendngjarje, ndërsa një një karabinier që nuk ishte në shërbim qëlloi me armë. Ndërhyrja e tij ka bërë që të ndërpritet përleshja midis 4 shqiptarëve.
Gjykata u ka dhënë shqiptarëve masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa nuk dihet ende motivi i ngjarjes.