E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Përkujtohet 21 janari/ Meta: Politika përdori qytetarët në mënyrë të pandershme

Gjatë protestës së 21 janarit të 2011 u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Shpresa e fundit e familjarëve mbeten organet e reja që do të luftojnë krimin dhe korrupsionin në nivelet e larta. 9 vite pas 21 janarit kur Bulevardi Dëshmorët e Kombit u përgjak me 4 viktima, Kreu i Shtetit, Ilir Meta, thotë se qytetarët u keqpërdorën nga politika. Në një intervistë për “Abc News”, presidenti Meta shprehet se ajo datë na sjell në kujtesë se politika ka përdorur dhunën, kjo për të arritur objektivat në mënyrë të pandershme.

“Ai 21 janar na kujton se politika ka përdorur dhunën për të arritur objektivat politike në mënyrë të pandershme. Kjo na tregon se sa e rëndë është situata kur instrumentalizohen qytetarët për qëllime të tilla. Na kujton se duhet të heqim dorë nga dhuna, për të arritur qëllime politike”, deklaroi Meta.

Në këtë 21 janar nuk ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, pasi ndodhet në Ukrainë, në një vizitë në krye të Presidencës së OSBE-së. Ceremonia përkujtimore për katër të vrarët në Bulevard zgjati vetëm pak minuta. Pas vendosjes së luleve, familjarët dhe socialistët u larguan.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...

I gjithë rrjeti kundër Beatrix, reagon nëna e këngëtares

Beatrix Ramosaj me Donald Veshajn pranuan publikisht se kishin pëlqim për njëri-tjetrin dhe mbrëmë dhanë edhe puthjen e parë. Por pas kësaj puthje, i...