Futboll

“Përjetuam tmerr në fushë”/ Përleshje mes lojtarëve në ndeshjen Këlcyra-Maliqi


               Publikuar në : 19:46 - 03/11/19 L M

Një incident është shënuar ditën e sotme gjatë zhvillimit të ndeshjes Këlcyra-Maliqi, e cila u mbyll me rezultatin 1-1.

Një lojtar nga skuadra e Këlcyrës, Aristidh Çoli, ka dhunuar futbollistin e Maliqit me iniciale A.XH, i cili ndodhet në spitalin e Gjirokastrës.

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar trajneri i Maliqit, Egli Malësia, i cili u shpreh se jetët e futbollistëve u rrezikuan gjatë asaj ndeshjeje.

“Kemi përjetuar tmerr në fushën e Këlcyrës,gjë të cilën nuk e kemi hasur në asnjë fushë tjetër. Jeta e lojtarëve ishte në rrezik.

Falenderojmë zotin që dolëm gjallë nga fusha e Këlcyrës, në kushte të tilla dhune fizike,psikologjike vetëm për futbollin nuk bëhet fjalë më. Me lojtarë të gjakosur, me lojtarë në rrezik për jetën me thoni ju a mund të luhet futboll?, tha Malësia.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT