E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Përjashtimi i Berishës, Rama: PD është në proces traumatik

Kryeministri Edi Rama foli për mediat në dalje të seancës plenare, që përfundoi me zgjedhjen e Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit. Kreu i qeverisë mblodhi fletët e grisura të votimit nga opozita, në shenjë proteste. Ai u shpreh se momenti i mbledhjes së fletëve të grisura, ishte një gjest instiktiv.

“Do jetë një mandat për pastrimin e Shqipërisë. Ne do marrim dhe një vendim për përdorimin e qeseve plastike, për përdorim individual. Qytetet dhe zonat rurale të kenë një raport tjetër përgjegjshmërie me mjedisin. Ishte gjest instiktiv në kushtet kur po punojmë prej dy muajsh me programin. Qesen unë e kërkova, nuk e kisha me vete. Do i ndalojmë qeset plastike”, tha Rama.

Referuar përjashtimit të Sali Berishës nga Basha, Rama tha se duhet bërë durim me partinë që po përjeton një proces traumatik.

Sjelljen e tyre në Kuvend sot, kryeministri tha se i mirëkupton, duke ironizuar se janë në një traumë, pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar.

“Ju mund të mos e besoni, por nuk kam dëgjuar përveç atyre tampanëve që janë të mirëkuptueshme që nuk është një ditë e lehtë për PD. Është një proces traumatik, dhe duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve”, u shpreh Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Recitoi mes dëborës/Meta: Vargjet e mia shqetësuan çunat e “Ballkanit të Hapur”

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, është pyetur nga gazetarët sot për recitimin që bëri së fundmi në Korçë, ndërsa në qytetin juglindor kishte nisur...

Meta i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ramës

Pa humbur kohë, presidenti Meta i është përgjigjur thumbave të kryeministrit Rama. Presidenti Ilir Meta i ktheu përgjigje deklaratave të Ramës, se më 6...

“Kreu i FSHF”, Meta: Dënoj çdo ndërhyrje të politikës, që synon shantazhimin!

Ndërsa foli për mediat pas homazheve te shtatorja e Ismail Qemalit, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Kreu i Shtetit, Ilir Meta është prononcuar edhe...

U ekzekutua nga një i mitur për hakmarrje, zbardhet ngjarja e rëndë në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën. Një person është qëlluar për vdekje në fshatin Manati. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Lekë...

Prokuroria nis verifikimet për Dukën/Braçe: Ka shuar historinë e futbollit

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Prokuroria e Tiranës është në fazën fillestare të hetimit, ku po kryen...