Zbulohet “viktima” e radhës e shkaktuar nga 2018-ta e tmerrshme e Gjermanisë. Manuel Neuer, në fakt, është lënë jashtë listës së lojtarëve më të mirë të Bundesliga-s, e cila bëhet çdo vit nga revista “Kicker”.
Për kapitenin e Bayern Munich dhe të kombëtares bëhet fjalë për një përjashtim historik: portieri nuk bën pjesë në formacionin e më të mirëve për herë të parë që nga 2007-ta.
Numri një i bavarezëve ka munguar edhe dy herë të tjera në të kaluarën, por ato përjashtime kanë qenë për shkak të dëmtimeve që e kanë mbajtur larg fushave për një kohë të gjatë.
Këtë herë përjashtimi ka ardhur për shkak të paraqitjeve të tija. Sipas “Kicker”, në fakt, gabimet e shumta të bëra me Bayern-in dhe kombëtaren, të bashkuar me mungesën e sigurisë të treguar në më shumë se një rast, i kanë kushtuar vlerësimin si portieri më i mirë i kampionatit gjerman.
Një vendim “i fortë, por i saktë”, sipas Toni Schumacher, ish-portier i Gjermanisë. Vendin e tij në formacionin e më të mirëve e ka marrë portieri i Borussia Dortmund, Roman Burki.