E hënë, 8 Mars, 2021
8 C
Tirana

Përgjimet/ Studiuesi Baçi: Rama po i gënjen shqiptarët çdo ditë

Studiuesi dhe analisti Agim Baçi, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, teksa është ndalur te përgjimet e antimafias italiane, të cilat lidhin disa politikanë shqiptarë me grupin mafioz, Ndrangheta.

I ftuar në emisionin ”Me Xhaxhiun’ në ”Fax News”, Baçi komentoi deklaratën e sotme për medait të kryeminsitrit Edi Rama, ku sipas tij, kreu i qeverisë donte të deligjitimonte çdo gjë që është thënë.

Sipas Baçit, kryeministri Ramai nuk bëri hapin e duhur duke mos ia lënë në dorë drejtësisë që të shprehet për çështjen në fjalë.

Agim Baçi: “Është shumë i trashë sepse ai deshi të deligjitimonte gjithçka është thënë dhe nuk bëri atë hap që duhet të bëj një kryeminstër dhe të thotë le të lejmë drejtësinë të flasë siç i ka pëlqyer atij në fillim fare.

Ne do të bëjmë qeveri, do të bëjmë shtet ligjor dhe vetëm shtet ligjor nuk kemi dhe kur ke një kryeminstër që paragjykon çdo lloj procesi, atëherë imagjino çfarë do të bëjë ai gjyqtari apo prokurori sidomos nëse është gjyqtarë apo prokuror që nuk ka kaluar vettingun”.

Ndër të tjera, Baçi u shpreh se kryeminstri nuk mban përgjegjësi për shtetin ligjor, por ai ka ndërtuar një alternativë që do t’i gënjejë shqiptarët çdo ditë.

Agim Baçi: “Në qoftë se e patë sot kryeminstri përballë mediave u soll si një njeri, si një individ që nuk mban përgjegjësi fare për shtetin ligjor edhe pse shumica e shqiptarëve me ato që dëgjuan nuk kanë nevojë fare t’i vërtetojnë sepse i dëgjojnë përditë në Tiranë dhe vetëm tani sa i dëgjuan nga Italia, ka një ndryshim dhe janë hetuar nga antimafia italiane e cila është me përvojë ndoshta më të madhe në të gjithë Evropën me këtë gjë.

Dhe vimë tek kjo pikë kundërshtojmë gjithçka, relativizojmë gjithçka. Mos harrojmë çfarë ndodhi me darkën që tha e kisha i ftuari. Tani është naive të mendojmë që ai arabi që i ka ftuar i fuska ca lekë në xhep  dhe i thotë ikni hani një darkë tek Nusreti dhe kjo është fyese. E para ai nuk ishte fare në darkë. Të gjitha këto detaje përbëjnë Ramën që ka ndërtuar vetëm një alternativ do t’i gënjejë shqiptarët çdo ditë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Drama e Sir Alex-it

Sir Alex Ferguson tha se kishte frikë se nuk do të ishte më kurrë në gjendje të fliste përsëri pasi pësoi një hemorragji në...

Itali/ Milani kërkon të rigjejë busullën

Një problem muskular e ka shtuar Ante Rebic-in në një listë të gjatë lëndimesh tek ekipi i Milanit të vendit të dytë përpara transfertës...

Spanjë/ Sot derbi i madh i Madridit, loja bëhet serioze

Atletico Madrid pret Real Madridin në një derbi të kryeqytetit spanjoll që do të lërë gjurmë në garën për titull. Atletico kryeson kampionatin dhe...

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...