E diel, 7 Mars, 2021
11 C
Tirana

Përgjimet/ Lubonja: Deklaratë e poshtër e ambasadorit italian, bashkëfajtor

Analisti Fatos Lubonja, e ka cilësuar të poshtër deklaratën e ambasadorit italian, Fabrizio Buçi, i cili reagoi në lidhje me përgjigjet e Antimafias italiane , ku tregohej se si mund të bëhej biznes në vendin tonë përmes korrupsionit.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’, Lubonja tha se është mbështetje e hapur e status-quos nga ana e Buçit.

Sipas Lubonjës, ambasadori duhet të kërkojë hetime në lidhje me këtë rast.

“Deklaratë e poshtër e ambasadorit. Është mbështetje e hapur e status-quos. Në vendi që të kërkojë hetime…ai e di shumë mirë se cila është Italia. Nëse ju kujtohet se çfarë thuhet atje në regjistrime. Ata mafiozët thonë; është si Italia e viteve 60, ku shteti ishte i hapur. Ai e di shumë mirë se sa para bën Ndragheta. Atje ku gjykata është e kapur. Këtu polici ha mish e djathë. Prokurori nuk hap çështjen, që të shoh se kush është ky Niku, se mund t’i kemi rënë në qafë. Se ngre dot kokën ky ambasadori?! Ça janë këto kulla. Janë bashkëfajtorë aty. Ai është bashkëfajtor me këtë deklaratë. Ai i quan këto thashetheme, kur ujkun e kemi përpara. Ambasada italiane dhe drejtësia italiane janë në mospërputhje prej kohësh. Atyre iu shemb stadiumi, nuk thënë një fjalë. U shemb teatri dhe s’foli.”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Drama e Sir Alex-it

Sir Alex Ferguson tha se kishte frikë se nuk do të ishte më kurrë në gjendje të fliste përsëri pasi pësoi një hemorragji në...

Itali/ Milani kërkon të rigjejë busullën

Një problem muskular e ka shtuar Ante Rebic-in në një listë të gjatë lëndimesh tek ekipi i Milanit të vendit të dytë përpara transfertës...

Spanjë/ Sot derbi i madh i Madridit, loja bëhet serioze

Atletico Madrid pret Real Madridin në një derbi të kryeqytetit spanjoll që do të lërë gjurmë në garën për titull. Atletico kryeson kampionatin dhe...

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...