Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Përgjimet greke/ Kush e urdhëroi vrasjen e Albert Bakos: Të thashë 100 herë ta bësh…

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Përgjimet greke/ Kush e urdhëroi vrasjen e Albert Bakos: Të thashë 100 herë ta bësh…

Drejtësia greke ka ngritur akuzat për tetë shqiptarë dhe pesë grekë të burgosur në burgun e Koridalos të Athinës. Sipas medieve greke ata akuzohen për grup të strukturuar kriminal, vrasje, gjobvënie, etj. Sipas mediave të shtetit fqinjë personi që ka rolin e kryesuesit të grupit, që ata e quajnë “Mafia shqiptare e burgjeve” është Klodian Lekocaj. Grupi kriminal mes të tjerash akuzohet edhe për vrasjen e dy shqiptarëve Albert Bako dhe Bardhyl Tusha, po në burgun e Koridalos.

Duhet theksuar se Klodian Lekocaj ishte mik i ngushtë me Albert Bakon me të cilin kishin kryer disa krime bashkë, si plagosjen e një avokati për llogari të një biznesmeni grek në vitin 2014. Por sipas mediave greke, prokuroria e shtetit fqinj ka siguruar përgjime që provojnë se Bako është vrarë nga shqiptari tjetër Brahimllari me urdhër të Lekocajt. Gjithashtu, prokuroria ka prova se shqiptarët në bashkëpunim me grekët kanë vrarë avokatin grek Mixalis Zafiropoulo. Banda përgatiti edhe arratisjen nga burgu i Koridalos të dy vëllezërve Leonard Pepa dhe Elvis Pepa.

“Të thashë që ta bësh brenda dhomës tënde”

Përgjimet nxjerrin Lekocajn si urdhërues të vrasjes së Bakos. Sipas disa pasazheve nga përgjimet që botojnë mediat greke Klodian Lekocaj ka urdhëruar shqiptarin tjetër të akuzuar si pjesëtar I bandës, Brahimllarin, që të ekzekutojë me thikë në burg Arlbert Bakon. Në përgjime dëgjohet Lekocaj që qorton autorin e vrasjes se pse e kreu jashtë qelisë goditjen ndaj Alber Bakos. “Të thashë 100 herë që ta bësh brenda dhomës tënde”, I tha Lekocaj për të marrë si përgjigje justifikimin: “Nuk bëhej. Si mund ta bëja Brenda dhomës kur ai po më shikonte? Prisja të kthehej pak që të mund të nxirrja thikën. E gjeta rastin vetëm aty tek dera, sapo u kthye ia futa një në zverk”.

Por veç kësaj policia greke ka regjistruar edhe një bisedë të Lekocaj ku i kërkon një avokati që të mbledhë para për dërgimin e trupave të dy shqiptarëve të vrarë në Koridalos, Bakos dhe Tushës, duke lënë të kuptohej se ia donte puna të hiqej sikur interesohej për ta për të mbuluar faktin që ai kishte lidhje me ekzekutimin e tyre.

“Mund të gjejmë para që të çojmë trupat në Shqipëri?” ka pyetur ai fillimisht avokatin grek i cili i ka premtuar se do të mundohet të bëjë diçka. Më pas Lekocaj shprehet edhe më hapur: “Edhe unë do mundohem. Fol edhe me avokatin tjetër që të na ndihmojë se duhen 2.600 që të shkojnë kufoma në Shqipëri. Dhe duhet të japim edhe 1000 euro për Bakon. Të luajmë pak me Bakon që të mos…e kupton ti.”

Akuzat për bandën shqiptaro-greke

  1. Tentative vrasje te nje shtetasi grek, ndodhur me 03.11.2014 jashte baneses se tij ne Athine.
  2. Vrasjen e avokatit grek Mixali Zafiropoulo, ne 12.10.2017 brenda ne zyren e tij ne Athine.
  3. Kanosjen e nje avokati grek ne 07-08.02.2019 ne Athine. Ne kete rast te akuzuarit kane derguar 3 shtetas jashte burgut, per t’i marre 3000 euro avokatit nen kercenim per jeten. Autoret u arrestuan dhe vijon hetimi.
  4. Vrasjen e shqiptarit Albert Bako me 14.01.2019 ne sektorin e te burgut Koridalos.
  5. Ndihme ne arratisjen e shtetasve shqiptare Leonard Pepa dhe Elvis Pepa nga burgu i Koridalos ne 01.01.2019.
  6. Tentative per manipulimin e shkakut te vdekjes se shqiptarit Bardhyl Tusha ne burgun e Koridalos me 27.01.2019 me qellim qe te dukej si helmim dhe te akuzohej nje shtetas grek i burgosur. /shqiptarja.com
Tags: “Thashë100 herëAlbert BakosbëshPërgjimet grekeurdhëroivrasjen

TË LIDHURA

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

22:21 | 16/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash
Aktualitet

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…
Aktualitet

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Next Post
Gjykata rrëzon kërkesën e Llallës, ç’kërkoi ish-kryeprokurori

Gjykata rrëzon kërkesën e Llallës, ç’kërkoi ish-kryeprokurori

Shtohet lista e ‘tradhtarëve’, tjetër kandidat nga PD-ja dorëzon formularin

Shtohet lista e ‘tradhtarëve’, tjetër kandidat nga PD-ja dorëzon formularin

KLP hap garën për Prokuror të Përgjithshëm, ja afati për aplikimet

KLP hap garën për Prokuror të Përgjithshëm, ja afati për aplikimet







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com