E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

Përgjimet fundosën ish-zv.ministren, gazetarja: Dosja e ndarë në 6 episode

Gazetarja Anila Hoxha ka nxjerrë sot për emisionin “”Breaking”, prapaskenat e arrestimit të ish-zv.ministres Rovena Voda. Gazetarja tha se ka qenë rastësore që emri i saj doli nga përgjimet nga një dosje tjetër hetimore, e cila është copëzuar në gjashtë pjesë nga SPAK. Ish zv-ministrja e Brendshme, Rovena Voda, u zbulua pas përgjimeve intensive të nisura në 2019 ndaj një grupi trafikantësh, që pak ditë më parë i kushtoi lirinë dhe ish kryeprokurorit të Kukësit, Edmond Karriqi. Rovena Voda ushtroi ndikim të paligjshëm tek funksionarë të tjerë, me qëllim punësimin për arsye përfitimi të Florida Beut, gjithashtu nën “arrest shtëpiak” së bashku me Majlinda Hasanin.

Voda ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përftime materiale të padrejta nga Majlinda Hasani dhe Florida Beu. Më konkretisht 2 mijë euro. Beu ka paguar para për vendin e punës, ndërsa Majlinda Hasani, avokate nga Durrësi ka luajtur rolin e ndërmjetëses për marrjen e ryshfetit. Të treja akuzohen si të dyshuara për veprën penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Ka dosje që janë copëzuar. Voda i ka kushtuar copëzimi i një dosje të madhe, bëhet fjalë për një çështje që nisi në vitin 2019, që i kushtoi jetën edhe një prokurori në Kavajë, Edmond Karriqi, në një operacion antidrogë, që ndaloi pesë të rinj me doza të lehta. Përgjimi vazhdoi për këtë person që ishte në përgjim për çështjen e narkotrafikut përfshijnë edhe individëve të tjerë për të shpëtuar personat të tjerë, fillojnë edhe tentativat dhe negociatat me shoferin për të lehtësuar masën e të ndaluarve, për prokurorin Karriqi. Ata kanë angazhuar Karriqin që kërkon oficerit të policisë gjyqësor, që ishin përdorues droge, i ndryshon masën me detyrim paraqitje. Vëllai i të ndaluarve deklaron në bisedat telefonike se për pak ditë vëllai do të dalë, se ne do të kemi paguar. Këto përgjime u vëzhguan me vëzhgime ambientale. Në një autostradë konverton shumën që është 2 mijë euro dhe shkon drejt Kavajës, takon shoferin e prokurorit personal të Kavajës, personi i intereson, kupton se dyshohet për shërbime të tjera”, deklaroi Hoxha.

Lexo edhe :   SPAK zbarkon në Kadastrën e Tiranës, arrestohen 3 persona për korrupsion
Lexo edhe :   Aksioni i SPAK/ Zbardhet emrat e të arrestuarve në Kadastrën e Tiranës

“Kjo dosja e madhe e trafikut është ndarë në 6 episode të tjera. Por këto dosje janë Voda. Ajo ekspozohet nga biseda e dy grave që kanë biseduar me të. Voda është ekspozuar, dy zonjat që ishin mikesha me njëra-tjetrën, e që interesohen që të punësohen dhe dalin pakënaqësitë. Zonja Beu e pakënaqur se u skualifikua nga gara, por edhe për shkak të pandemisë, ndonëse ajo kishte dhuruar diçka apo dhënë dy mijë euro. Ato thonë se e kanë takuar zonjën Voda në ministri. Një prej personave të biseduar ishte në përgjim për çështje të tjera. E për këtë arsye përfundoi zonja Voda si e dyshuar për ushtrim i ndikimit të paligjshëm”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...