E enjte, 9 Korrik, 2020
19 C
Tirana

Përgjimet e policisë pa autorizim, Komiteti Shqiptar i Helsinkit del kundër

Më të lexuarat

Merret vendimi/ Ja me sa vite burg dënohet Dritan Dajti

Gjykata e Elbasanit i ka bashkuar dy dënime në një ndaj Dritan Dajtit duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burgim. Dritan Dajtit i kanë...

Aktori i serialit ‘Sulejmani i madhërishëm’ dhunon partneren e tij (FOTO)

Edhe aktorët e serialeve kanë një jetë të trazuar, me plot të papritura. Angazhimet e tyre profesionale dhe produkti i tyre, i nxjerr më...

Gent Cakaj shkarkon të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, i dërgon Metës emrin e ri

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, përfshi edhe ambasadoren. Një...

Ekzekutimi i dy personave në Laç, Gjykata liron nga burgu Kreshnik Tushën

Kreshnik Tusha së fundmi është liruar nga burgu. 21-vjeçari, u ndalua nga policia për ngjarjen e 30 majit në Laç, ku mbetën të vrarë biznesmenët...

“Jep dorëheqjen, nuk izolohemi”, protesta në Beograd kundër shtetrrethimit (FOTO)

Pas masave të shtetrrethimit që lajmëroi presidenti Vuçiç, për shkak të përhapjes së koronavirusit, mbrëmjen e djeshme në Beograd nisën protestat. Mijëra qytetarë zbarkuan në...

I sekuestrohen tri llogari bankare me vlera marramendëse, policia i nxjerr emrin ‘bosit’ nga Fieri

Pas një hetimi disamujor është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vendosjen e konfiskimit të tri llogarive bankare...

Shqiptari që vuri gurin më të madh në themelet e kulturës islame

Frank Llojd Wright, një nga arkitektët më të mirë të kohës sonë shkroi në librin e tij: ‘Dy arkitektë kanë ardhur në tokë. I...

Kush është vajza e ish-ministrit të Mbrojtjes që propozon Cakaj për të zëvendësuar Hobdarin

Luela Hajdaraga është propozuar nga ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, për të marrë postin e ambasadores shqiptare në Greqi. Luela është vajza e...

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Jemi në vigjilje të Krishtlindjeve dhe shumë pranë Vitit të Ri. Një pjesë e shqiptarëve duan që t’i kalojnë këto festa jashtë vendit. Por...

“A e do Borën?”, Donaldi më romantik se kurrë (FOTO)

Më në fund, Donaldi dhe Bora kanë vendosur që mos ti lodhin më ndjekësit, por të zyrtarizojnë lidhjen e tyre. Në llogaritë e tyre në...

SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, juristët dhe opozita kanë dalë kundër projektligjit që i jep të drejtë Policisë së Shtetit për të përgjuar. Në listë është shtuar edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ku del del kundër. Më herët edhe SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë kundërshtuar nismën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, për përgjimet dhe krijimin e komitetit antikrim. Po kështu, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar sot në lidhje me projektligjin që i jep kompetenca të shtuara Policisë së Shtetit, e cila kërkon të bëjë përgjime pa lejen e Prokurorisë.

“Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) u njoh me njoftimin në media, ku është publikuar propozimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (pjesë e SPAK) dhe Prokurorit të Përgjithshëm, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë lidhur me projektligjin për ndryshimet në ligjin për policinë e shtetit.

Në këtë projektligj parashikohen përgjime të shtetasve me vendim nga titullarët e strukturave të policisë vendore, pa autorizimin e organit procedues (gjykatës/prokurorisë) si dhe parashikohet ngritja e Komitetit Kombëtar të Politikave për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar që kryesohet nga Ministri i Brendshëm.

KShH bashkërisht me disa organizata të tjera të shoqërisë civile, qysh në fund të vitit të kaluar por edhe në fillim të këtij viti, ka reaguar publikisht kundër nenit 8 të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020 të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, që krijonte Komitetin Kombëtar të Koordinimit që drejtohet nga ministri i Brendshëm, në përbërjen e të cilit përfshiheshin si Prokurori i Përgjithshëm edhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. (qëndrimi i plotë mund të aksesohet në linkun https://ahc.org.al/oponence-ligjore-per-aktin-normativ-me-…/

Gjithashtu, KShH bashkararisht me 21 organizata të shoqërisë civile ka reaguar më herët, në dt. 14 Shkurt të këtij viti edhe për projektligjin e kundërshtuar së fundmi nga Spak dhe Prokurori i Përgjithshëm (deklaratë që mund të akesohet në linkun https://ahc.org.al/deklarate-per-shtyp-ndryshimet-e-propoz…/) Në këtë reagim, organizatat e shoqërisë civile shprehin shqetësimin duke argumentuar se ndryshimet e propozuara në ligjin për policinë e shtetit dobësojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe rrezikojnë të drejtën për privatësi. KShH përshëndet reagimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë së Posaçme lidhur me ndryshimet në ligjin për policinë e shtetit, duke i vlerësuar të bazuara dhe të argumentuara objeksionet e paraqitura nga këto institucione të rëndësishme kushtetuese të pavarura. Por nga ana tjetër dëshirojmë të tërehqim vëmendje për mosreagimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë së Posaçme, lidhur me nenin 8 të Aktit Normativ me fuqinë e ligjit, i cili tashmë është miratuar nga Kuvendi, ku sikurse kemi evidentuar më sipër, në të njëjtën mënyrë është parashikuar ngritja e Komitetit të Politikave që na në përbërje të tij përfaqësues të ekzekutivit, drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorin e Përgjithshëm.

KShH vëren se Komiteti Kombëtar për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar i parashikuar në nenin 8 të aktit normativ me fuqinë e ligjit të miratuar nga Kuvendi si dhe në nenin 7/1 të projektligjit për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit (nr.108/2014) cenon pavarësinë e organit të prokurorisë dhe parimin e ndarjes së pushteteve. Në përfundim, KSHH tërheq vëmendjen dhe shpreh shqetësimin për mungesën e një procesi konsultimi dhe gjithëpërfshirje, me organizatat e shoqërisë civile, gjatë hartimit dhe diskutimit këtyre dy akteve ligjore pjesë e paketës anti-kck”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Babi është në koma!” Mesazhi prekës i gazetarit të infektuar nga pandemia

Gazetari i njohur Berat Buzhala i cili është infektuar me koronavirus, së fundmi ka publikuar një mesazh mjaft prekës në rrjetin social Facebook. Ai bën...

Barcelona heq dorë nga negociatat për Lautaron, kalon tek “Plani B”

Sulmuesi i Inter, Lautaro Martinez, nuk do të luajë përkrah Messi-t sezonin e ardhshëm. Sipas Don Balon, drejtuesit e Barcelonës nuk do të negociojnë më...

A do bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës në Shqipëri? Çfarë ka vendosur Komiteti i Ekspertëve

A do bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës në Shqipëri? Përgjigja është “PO”. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur mbajtjen me detyrim të maskave në ambiente...

“Kufizimet në veri të Kosovës u vendosën nga Serbia”, Zemaj hedh poshtë pretendimet e Vuçiç

Ministri kosovar i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit Vuçiç se masat në veri të Kosovës ishin marrë me vendim të...

Protesta të dhunshme në Beograd dhe Novi Sad

Policia serbe ka përdorur gaz llotsjellës për të shpërndarë protestuesit para Kuvendit të Serbisë, të cilët po kundërshtojnë shtrëngimin e masave kundër përhapjes së...