E shtunë, 6 Mars, 2021
12 C
Tirana

Përgjimet e antimafias italiane, reagon ambasadori italian në Shqipëri

Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci ka reaguar për herë të parë në lidhje me përgjimet e antimafias italiane, të cilat lidhin disa politikanë shqiptarë me grupin mafioz, Ndrangheta.

Bucci shprehet se Italia do të jetë gjithmonë krah institucioneve të Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndër të tjera, ai tha autoriteti gjyqësor do të ketë mbështetjen e plotë të shqyrtimit të çdo episodi të korrupsionit të kryer nga çdokush.

“Italia është dhe do të jetë gjithmonë, përkrah institucioneve të Republikës së Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mbështetje maksimale autoritetit gjyqësor shqiptar për shqyrtimin e plotë të çdo episodi të korrupsionit apo të paligjshmërisë, nga cilido qoftë kryer dhe prej ngado rrjedh.

Le t’i lemë gjyqtarët të kryejnë në paqe punën e tyre, me qetësi e në mënyrë të pavarur. U përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët. Polemikat e padobishme e të instrumentalizuara asnjëherë nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës. Të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes sjelljeve të duhura. Kush do ta bëjë këtë do të ketë përherë mbështetjen e Italisë”, shkruan Bucci në rrjetin social, Twitter.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...

Lum partitë për këtë popull që kanë

Nga: Mentor Kikia Ne nuk jemi vetëm në krizë pandemie, krizë ekonomike apo sociale. Ne jemi edhe në një krizë të thellë mendore si shoqëri...

Koronavirusi në vend/ 777 raste të reja dhe 21 viktima

Kurba e koronavirusit në Shqipëri mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 777 raste të reja. Ndërkohë, 21 persona nuk kanë...

Milani kthen Ibrën në kombëtare, 39-vjeçari debuton në ndeshjen me Kosovën

Viti fantastik te Milani dhe fakti që është lideri i ecurisë së pabesueshme të kuqezinjve, ka bërë që Zlatan Ibrahimoviç të kthehet në Kombëtaren...

Pas Çomos, edhe Bino kandidate e PS për deputete? Përgjigjet shefja e ISHP

Kryeministri Edi Rama bëri një lëvizje të papritur, ku dy ditë më parë ftoi drejtoreshën e infektivit, Najada Çomo të bëhet pjesë e politikës,...