E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Përgjimet/“Do hedhi lumin kjo, të q… kalin”, kredi për ti blerë telefonin

Ish-zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda akuzohet se ka marrë dhuratë një mijë euro, një celular dhe një arkë me peshk, për të ndërhyrë që një e njohur e saj të hynte në administratën publike. Për çështjen akuzohen avokatja Majlinda Hasani dhe Florida Beu, për të cilat po ashtu masa e “arrestit në shtëpi” u la e pandryshuar. Kjo u faktua nga përgjimet, por avokati i ish-zv/ministres Voda pretendon se në zarf kishte diplomë e jo para, dhe se peshkun e ka paguar vetë me lekët e saja. Avokati i ish-zv/ministres tha se në zarfin që Prokuroria pretendon se ndodheshin një mijë euro që Voda dyshohet se mori ryshfet, ndodhej diploma e Florida Beut. Po ashtu avokati tha se arka me peshk është paguar nga klientja e tij.

Avokati ka theksuar se në atë zarf ka qenë një diplomë dhe një dëshmi e gjuhës së huaj të Florida Beut, e cila ka kërkuar që të punësohej në Ministrinë e Brendshme dhe Voda, në asnjë moment, sipas avokatit, nuk ka marrë asnjë shumë parash. Sa i përket arkës me peshk të cilën pretendohet që ia ka dhënë Florida Beu si dhuratë ish zv/ministres Voda, avokati ka treguar fakte dhe prova që sipas tij, Voda ka paguar një shumë prej 30 mijë lekësh për peshkun që e ka blerë në lokalin e Beut. Sakaq, vetë të pandehurat nuk kanë pranuar që të flasin, por kanë qenë dakord me mbrojtjen e tyre.

Në një përgjim të datës 28 shkurt 2020, Florida Beu shfaqet e gatshme për të marrë një kredi për të blerë një telefon të llojit Samsung që varion nga 800-900 euro, që ia ka kërkuar Voda, ndërsa “pendohet” dhe pret që këto para t’ja japë Gerti në fundjavë.

Përgjimet e plota:

Florida: Si ka pa se ishte zarfi i mbyll
Nerenza: Kur ka vajt shpi them.
Florida: Tani të shohim ça do bëjë, prandaj them që duan lek, se pa lek nuk të bën njeri gjë një dy mijë euro duhet tja kishim fut, unë kun kam tani ti jap, i tha Majlinda, ajo tjetra do ketë kafe veç, kështu që shko ballë hapur te ajo se do ta ketë veç.
Nerenza: Kush i tha?
Florida: Majlinda pra kësaj se atë tjetrën e ka kap veç demek nuk e ka me këtë taten.
Nerenza: E kuptova
Florida: Duhet lek
Nerenza: Ta kishte dit të kishe marr një mijë euro borxh. Te ai që merr, Majlinda e t‘ja kishe fut dy mijë asaj.
Florida: Majlinda tha edhe një mijë janë shumë, po kur pa që e mori ajo se tha ti fusim një 500.
Nerenza: Ngeli si m… ti thoshe i di unë këto punë, po tha nai shpresë?
Florida: Do flasim më vonë.
Nerenza: Po ça janë këto, si e ka emrin kjo?
Florida: Rovena
Nerenza: Po mbiemrin?
Florida: Ja harrova. Pa lekë mam nuk bën dot gjë.
Nerenza: Akoma s’ka kthy përgjigje?
Florida: Jo.

Majlinda: E more vesh ti që më shkruajti Rovena mua?
Florida: E pra atë mesazhin që më solle
Majlinda: E lexove?
Florida: Që të tha do të të shkruaj unë do të të them unë për orën
Majlinda: I Thashë unë mbas orës 4 se jam në Tiranë unë
Florida: E mirë ok, se atëherë e mbaron ti takimin
Majlinda: Po në atë orë, çke ti do të them unë pastaj që të vij të më marrësh ti mua aty, edhe atje do ti themi që ne sdo ta lejmë me kaq, atje do ti themi edhe për arkën e peshkut, atje do ti themi të gjitha dakord.

Një ditë më pas zhvillohet biseda tjetër

Florida: Hej: Po sikur ti sajojmë ato lekët se unë kam këto 600 dollarë, këtu i thyejmë dhe i bëjmë lekë shqiptare.
Majlinda: Ëhë
Florida: Shikojmë njëherë sa bën ai Samsungu që tha kjo, se aq janë ato te 800-900, pse ta marr me kredi unë, se kismet në fundjavë Gerti ishalla më sjell nai një mishe ti heq vetë unë që t’ja jap këtij.
Majlinda: Prit njëherë
Florida: T’ja heq se ato për tu dhënë janë, të rri e qetë pastaj.
Majlinda: Goce prit njëherë ato jepen kur të fillosh punë të kalosh provimin e të emërohesh, dakord ëëë.
Florida: Puna është t’ja japësh para se të mbaroj puna se ajo pastaj thotë do hedhi lumin kjo të q… kalin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...