E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Përgjime të reja: Eurodeputeti italian ndërhyn për koncesionet në Tiranë

Europarlamentari Lorenzo Cesa, njëherësh sekretar i Partisë së Bashkimit të Demokristianëve italianë UDC i akuzuar për bashkëpunim kriminal e favorizim të klaneve mafioze të Ndranghetas, shfaqet në hetimet e Antimafias italiane si njeriu kyç që do të krijonte lidhjet me qeverinë shqiptare për të favorizuar investimet e sipërmarrësve mafiozë në Shqipëri.

Në aferë me sipërmarrësit e Ndranghetas, siç pretendohet në përgjime ai do të merrte 5% të fitimeve për çdo kompani.

Në përgjimet e antimafias italiane datës 7 korrik 2017 zhvillohet një bisedë në restorantin “Tullio” në qëndër të Romës, mes sekretarit rajonal të UDC, Francesco Talarico, e politikanëve Tomaso Brutto e Saverio Brutto, e sipërmarrësve Antonio Gallo, i cili në pjesën e parë të përgjimeve, fliste për pagesa të 20 për qindëshit në formë rryshfeti për ndërtimet në Tiranë, shkruan Ora News.

Tomaso Brutto: Di se Lorenzo Cesa mund të ketë kontakte dhe me politikanë në Shqipëri, ku është i njohur e Talarico thotë se është i sigurt se ai si parlamentar europianë mund të krijoj kontakte të mira të drejtpërdrejta me parlamentarë të tjerë europianë.

Tomaso Brutto: Kjo është e rëndësishme  eh… është tjetër gjë kur Cesa të krijon një kontakt në Shqipëri… atje nuk është si këtu, një ministri në Shqipëri i jep…

Francesko Talarico: Uhh korrupsion total..

Tomaso Brutto: Dreq …. Po

Francesko Talarico: Treg i lirë

Tomaso Brutto: Pooo e atje nuk kontrollojnë… atje qeveria të thotë , ti duhet të paguash 1000 lekë taksa në vit e pastaj bën ç’ të duash,, por duhet të paguash aman taksat … pastaj bën ç’të duash.

Francesko Talarico : Po por ata kanë një bast… sa vjen 100 000 ja kaq janë të tuat… është legale…

Tomaso Brutto: Ne mund të hyjmë atje me spitalet. Pasi ne  furnizojmë me tuta, doreza, maska, gjithçka që duhet për sektorin spitalorë, për kirurgë, tutat e kirurgëve, këpucët e kirurgëve..

Francesko Talarico: Thuhet se në Shqipëri është një terren i virgjër, nuk bëhën as gara por “thirret një kompani”..,

Tommaso Brutto: Atje ( në Shqipëri) çfarë do…. është një zonë në ekspansion…

Francesco Talarico: E atje bën kapon ai… e Cesa i njeh dhe më një të këtyre Entev, e kështu nis….

Tomaso Brutto: Po po është i aftë… mjafton t’i vendosim kontaktin Antonios ai di si t’ia dalë…

Përgjimi i datës 5 maj 2017 ora 17.06, kohëzgjatja  15 minuta e 5 sekonda.

Biseda zhvillohet në banesën e Tommaso Brutto i pranishëm Ercole D’Alessandro finanzieri italian i Katanzaros e Antonio Gallo.

Antonio Gallo: Kemi këtë projekt në Shqipëri e kemi nisur… në sensin që kemi gjetur strukturën. Kemi bërë kompani me Saverion e për të përshpejtuar punë duhet të blejmë e të porosisim mallin… Jemi në një pikë të mirë.. Kemi një person shqiptar që thirret menaxher, që ka eksperiencë e administron gjithçka.

Ercole D’Alessandro: Unë kam lidhje të mira atje… më 22 qershor shkoj e kthehem më 25.

Antonio Gallo:..Për tenderin nuk ka problem … shkojmë e firmosin…. i merrni atje e i ndajmë…

Ercole D’Alessandro: Shoqërinë e keni bërë ju?

Antio Gallo: Duhej bërë deri në një farë date, por nuk kishte problem ndryshe nuk hapte dot më 22…

Tommaso Brutti: ( i referohet djalit të Ercole D’Alessandro , ortak i sipërmarrjes në hapur në Shqipëri); Atëherë i thuaj djalit tënd që më 22 të bëj inaugurimin e të jetë patjetër aty…

Ercole D’Alessandro: Më 22 nisem nga Lamezia Terme e më 06.40 në mëngjes nisem nga Lamezia Terme, më 7.05  mbërrij në Fiumicino, e më 9.25 nisem për në Tiranë e mbërrij më 10.50…. Ministria më ka bërë këtë biletë…

Në dosjen hetimore të Antimafias italiane nënvizohet gjithashtu se sipërmarrësit Saverio Brutto e Francesco Talarico synonin të rikompensonin Lorenzo Cesa me 5% të aferave të tyre.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...