E shtunë, 24 Korrik, 2021
24.5 C
Tirana

“Përgjigjet do dalin brenda 1 ore”, gati testi i ri për koronavirusin

Një test i ri për identifikimin e shpejtë të koronavirusit do të jetë i gatshëm brenda muajit mars.

Kështu bën me dije kompani shumëkombëshe “DiaSorin” që operon në segmente të imunodiagnostikës dhe diagnostikimit molekular.

Kompania ka njoftuar se ka përfunduar studimet e nevojshme për lançimin e tij. Sipas kësaj kompanie, ky test do të mundësojë marrjen e rezultateve në vetëm 60 minuta, në krahasim me 5 apo 6 orët që marrin pajisjet e tjera për ta marrë rezultatin.

Testi do të hidhet në treg në Evropë dhe do të prezantohet pranë administratës amerikane për ushqimin dhe administrimin e ilaçeve që duhet të japë autorizimin brenda fundit të marsit.

Ky test mund të diagnostikojë edhe gripet sezonale, si edhe një seri infeksionesh virale dhe bakteriale të tjera.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t'i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin,...

Protesta masive në Australi, qytetarët kundër karantinës

Mijëra qytetarë australianë protestuan këtë të shtunë në disa qytete kryesore të vendit kundër karantinës totale që është vendosur në shumë zona për shkak...

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Një grup i ligjvënësve amerikanë, i ka bërë thirrje Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që të shtyjë Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 dhe të ndërrojë...

Skandali Pegasus: Shtete që përdorën programin përgjues

Aktivistë, gazetarë dhe politikanë në të gjithë botën janë përgjuar përmes telefonit, duke ngritur shqetësimet për mosrespektimin e privatësisë dhe abuzimin me të drejtat...

Merkato/ Nedved zbulon vendimin për të ardhmen e Ronaldos

Zëvendës Presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka treguar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Kristiano Ronaldos, në skuadrën bardhezi. Pas fitores së...