E premte, 22 Janar, 2021
11 C
Tirana

Përgjaket mëngjesi i parë i 2021-shit, 34 vjeçari vret me thikë kunatin

Një ngjarje e rëndë është shënuar orët e para të mëngjesit në kryeqytet, ku një 34 vjeçar ka qëlluar për vdekje kunatin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 maji” pas një konflikti të çastit.

Autori ka goditur me thikë në qafë kunatin, i cili ka ndërruar jetë në spital.

“Rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta shtetasi K.Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij shtetasin V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital”, informon policia.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur arrestimin e autorit.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen e ish-ministrit, Saimir Tahiri

Gjykata e Lartë ka kalaur për gjykim dosjen penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.  Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit në këtë...

O popull, votoni partitë e reja! PD do humbasë më keq se më 2017

Nga: Kreshnik Spahiu Zgjedhjet e 25 Prill nuk do ndryshojnë asgjë. Ky është basti im publik. Populli e ka shumë të vështirë ta kuptojë por...

Aksident në Pukë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Dedaj të Pukës. Shtetasi i identifikuar me inicialet L.M, ka qenë...

Ish-komandanti i ushtrisë boshnjake dënohet për krime lufte

Gjykata e Sarajevës e ka dënuar me 10 vjet burgim një ish-komandant të ushtrisë boshnjake, pasi erdhi në përfundimin se ai ka dështuar të...

Përgjimet/ Mafia Italiane mësyn në Tiranë, biseda për pallate dhe tendera

Antimafia e Katanzaros në Itali, ka goditur tri ditë më parë një grup mafioz, ndërsa përgjimet telefonike të personave në hetim kanë zbardhur ryshfetet...