E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Përgjaket aksi rrugor Levan-Qarr, humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë, i ka marrë jetën dy persona në orët e para të ditës së sotme. Ngjarja është shënuar në Fier, në aksin rrugor Levan- Qarr, në orën 07:14.

Mësohet se mjeti ku po udhëtonin dy personat, ka dalë nga rruga dhe nga përplasja e fortë, drejtuesi i makinës dhe pasagjeri kanë ndërruar jetë në vend.

Burimet jo zyrtare bëjnë me dije se ndonëse kanë kaluar më shumë se 50 minuta nga momenti që ka ndodhur aksidenti, trupat e viktimave janë ende në makinë.

Mësohet se zjarrfikëset po shkojnë drejt vendit të ngjarjes, për të bërë të mundur nxjerrjen e viktimave nga makina.

Paraprakisht dyshohet se lagështira në rrugë e shpejtësia e lartë, kanë qenë shkaqet e aksidentit me pasojë jetën.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...