E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

‘Përgëzoj gratë që nuk shërbejnë si fasadë”, Bushati jep deklaratën e bujshme

Në morinë e mesazheve për 8 marsin, i është bashkuar edhe ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Në një mesazh të gjatë me rastin e 8 marsit, ai thotë se gratë dhe vajzat nuk duhet të pranojnë të jenë thjeshtë dhe vetëm numra apo statistikë. Ish-kryediplomati inkurajon ato gra dhe vajza që nuk përkulen, dhe që nuk pranojnë të shërbejnë si fasadë e burrave në politikë.

Në mesazhin e tij, ai citon ndër të tjera se situata ka ndryshuar, pasi gratë dhe vajzat e gjeneratës së re, nuk pranojnë kthimin e orës mbrapa. Po sipas tij, ne si shoqëri kemi bërë përparim në lidhje me barazinë mes burrave dhe grave, por ende kemi një rrugë të gjatë përpara. Një tjetër mesazh i fortë vjen nga Bushati, teksa nënvizon se ka ende punë, për një model të ri që trajton burimin e pabarazisë.

Statusi

Për gratë dhe vajzat agjentë të ndryshimit!

Në mesazhin tim vjet për 8 Mars u ndala tek gratë dhe vajzat e harruara, të cilave nuk ua dimë as emrin, as përpjekjen dhe as mundin, por që kanë një kontribut të pamohueshëm në shoqëri.

Sot dëshiroj të flas për gratë dhe vajzat që janë agjentë të ndryshimit dhe model frymëzimi në shoqëri.

Shoqëria jonë njeh shembuj suksesi të grave dhe vajzave në sipërmarrje, politikë, sport, art, shkencë dhe edukim.

Po ashtu ka qindra histori të patreguara për gra dhe vajza që me kurajë përballojnë presionin në forma nga më të ndryshmet dhe ja dalin të kthehen në modele për shoqërinë, edhe në mjedisin e tyre, duke frymëzuar një shoqe, një kolege, e kështu me radhë.

Sot, dua të përgëzoj dhe inkurajoj pikërisht këto gra dhe vajza që nuk përkulen, nuk pranojnë që të shërbejnë si fasadë e burrave në politikë, sipërmarrje apo media duke zgjedhur me vendosmëri rrugën e mundimshme të suksesit në shoqëri.

Gratë e vajzat që nuk e pranojnë dhunën e diskriminimin. Refuzojnë! Denoncojnë!

Gratë dhe vajzat e gjeneratës së re që nuk pranojnë kthimin e orës mbrapa.

Lexo edhe :   Të dhënat e INSTAT/ Gratë preferojnë të lindin pas të 30-tave

Për ato që nuk bëjnë kompromis, dhe nuk pranojnë të jenë thjeshtë dhe vetëm numra, e as statistikë.

Ne, kemi bërë përparim në lidhje me barazinë mes burrave dhe grave, por ende kemi një rrugë të gjatë përpara.

Barazia mes burrave dhe grave është para së gjithash një detyrim moral. Është gjithashtu një nevojë e ngutshme ekonomike. Një shoqëri nuk mund t’ia lejojë vetes të funksionojë me gjysmën e mendjes dhe zemrës.

Ndaj, ne duhet të bëjmë më shumë për të mbyllur hendekun në trajtim mes burrave dhe grave në paga e karrierë. Të vendosim ekuilibrin e duhur midis punës dhe jetës së tyre private, që kujdesi për fëmijët e familjen të jetë proporcional, e të mos i penalizojë gratë në rrugën e tyre të karrierës.

Lexo edhe :   Të dhënat e INSTAT/ Gratë preferojnë të lindin pas të 30-tave

Shoqëritë e emancipuara dallohen nga mënyra sesi e trajtojnë gruan. Emancipimi i shoqërisë nuk vjen vetëm nga politikat e orientuara nga lartë poshtë. Na duhet të punojmë për një model të ri që trajton burimin e pabarazisë.

Për më tepër, aktet e dhunës ndaj grave dhe vajzave që kanë tronditur opinionin publik tregojnë se ka ende forca që duan të na kthejnë pas. Duan ta tërheqin progresin drejtë një mentaliteti të vjetëruar patriarkal.

Është koha që të angazhohemi me mish e shpirt në mënyrë që të sigurohemi që gratë dhe vajzat nuk do të jenë viktima të kësaj dhune shtazarake.

8 Marsi duhet të shërbejë si një moment rigjallërimi në betejën për barazi në trajtim mes burrave dhe grave për të shtuar rastet e suksesit të grave dhe vajzave në shoqëri.

Mbrojtja dhe përparimi i të drejtave të grave duhet të jetë në themel të veprimit tonë politik e shoqëror, pasi nuk mund të ketë një familje të shëndoshë e të lumtur pa siguruar barazinë dhe ekuilibrin mes burrit dhe gruas. Ne nuk mund të mjaftohemi me faktin se e kemi shtëpinë tonë në rregull!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...