Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Përgënjeshtrohet lajmi për njohjen e Kosovës nga Xhamajka

2 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Përgënjeshtrohet lajmi për njohjen e Kosovës nga Xhamajka

Ministrja e jashtme e Xhamajkës, Kamina J. Smith, shkroi në rrjetin twitter se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën, disa orë pasi që presidenti i Kosovës, publikoi lajmin për njohjen.

“Deri tash Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur”, shkroi zonja Smith në llogarinë e saj në Twitter. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkroi të enjten mbrëma për njohjen nga Xhamajka.

“Lajm i mirë, sapo u njoftova nga ambasadorja jonë në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku se Xhamajka ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. E di se kjo është rezultat i punës së madhe dhe lobimit për vite të tëra, përfshirë edhe ndihmës së kongresistit amerikan Eliot Engel. Faleminderit miqve tanë nga Kingston”, shkroi presidenti Thaçi në rrjetet sociale.

Më pas gjatë së enjtes mbrëma edhe kryeministri Albin Kurti edhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, mirëpritën njoftimin për njohjen.

I fundit që e ka njohur pavarësinë e Kosovës është Barbadosi në shkurt të vitit 2018, i cili ishte bërë atëbotë vendi i 116-të që njeh shtetin e ri evropian.

Autoritetet serbe thonë se përveç që i kanë ndalur njohjet kanë arritur të sigurojnë tërheqjen e saj nga 16 vende të botës.

Kosova të hënën shënoi përvjetorin e pavarësisë së vet të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, më mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, ndërsa kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.

Aspiratat e të dyja vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë të kushtëzuara me një marrëveshje normalizimi marrëdhëniesh ndërmjet tyre dhe së fundmi administrata amerikane është angazhuar për ripërtëritjen e procesit te bisedimeve ndërmjet tyre.

Procesi i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë është bllokuar që kur qeveria e kaluar e Kosovës vendosi tarifa prej njëqind për qind ndaj mallrave serbe, në përgjigje të siç është thënë fushatës së egër kundër shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, derisa qeveria e ish kryeministrit Ramush Haradinaj i kishte kundërshtuar edhe thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për heqje ose pezullim të këtyre tarifave.

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes mes Kosovës e Serbisë, ambasadori Richard Grennell, gjatë vizitës së fundit në Prishtinë dhe Beograd bëri thirrje që Kosova të heq tarifat ndërsa Serbia të ndalë fushatën kundër shtetësisë së Kosovës.

Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar ndërkohë që do të heq tarifat dhe do t’i zëvendësojë ato me masat e reciprocitetit me Serbinë./VOA

 

Tags: kosovanjohja e shtetitxhamajka

TË LIDHURA

Ori dhe Isli largohen nga “Wake Up”, ja kush i zëvendëson
Stil

Ori dhe Isli largohen nga “Wake Up”, ja kush i zëvendëson

15:42 | 19/08/2022
E dashura e re e Gerard Pique ka një ngjashmëri të madhe me Shakirën
Sport

E dashura e re e Gerard Pique ka një ngjashmëri të madhe me Shakirën

15:20 | 19/08/2022
“Starbucks” u largua nga Rusia, ja kush e zevendëson gjigantin e kafesë
Bota

“Starbucks” u largua nga Rusia, ja kush e zevendëson gjigantin e kafesë

15:07 | 19/08/2022
Next Post
“Beni ecën vetë” gjen dashurinë pas 30 viteve me shoqen e klasës

"Beni ecën vetë" gjen dashurinë pas 30 viteve me shoqen e klasës

Fundjava me temperatura deri në 17 gradë

Fundjava me temperatura deri në 17 gradë

Të gjitha ngjyrat e Rubikut

Të gjitha ngjyrat e Rubikut

JU REKOMANDJOMË

Gomonia me kanabis në Vjosë, kapen autorët e dyshuar

Gomonia me kanabis në Vjosë, kapen autorët e dyshuar

4 vjet ago
Disa të shoqëruar për hedhjen në erë të shtyllës së tensionit të lartë

Disa të shoqëruar për hedhjen në erë të shtyllës së tensionit të lartë

4 vjet ago
Nusja bën për spital ish-vjehrrën, shpallet në kërkim nga policia

Tiranë/ Gjendet i pajetë në rrugë një emigrant 30-vjeçar

7 muaj ago
UEFA vendos për Superkupën e Europës, “Arena Kombëtare”…

UEFA vendos për Superkupën e Europës, “Arena Kombëtare”…

4 vjet ago




TË FUNDIT

Ori dhe Isli largohen nga “Wake Up”, ja kush i zëvendëson
Stil

Ori dhe Isli largohen nga “Wake Up”, ja kush i zëvendëson

by Mar Si
15:42 | 19/08/2022
0

Ori Nebiaj dhe Isli Islamin s’do t’i shohim më në drejtimin e “Wake Up”. Në sezonin e...

E dashura e re e Gerard Pique ka një ngjashmëri të madhe me Shakirën

E dashura e re e Gerard Pique ka një ngjashmëri të madhe me Shakirën

15:20 | 19/08/2022
“Starbucks” u largua nga Rusia, ja kush e zevendëson gjigantin e kafesë

“Starbucks” u largua nga Rusia, ja kush e zevendëson gjigantin e kafesë

15:07 | 19/08/2022
Gjendet një kallamar i rrallë gjigant, krijesa e detit me një sy të madh (VIDEO)

Gjendet një kallamar i rrallë gjigant, krijesa e detit me një sy të madh (VIDEO)

14:43 | 19/08/2022
Fundjavë e freskët dhe me reshje shiu

Fundjavë e freskët dhe me reshje shiu

14:16 | 19/08/2022

Tirana Today


© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : wearedope.com