Përgatitja e zgjedhjeve, Kim takohet me kryetaren e OSBE-së

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka zhvlluar një takim ditën e sotme me Kryetaren e OSBE-së, Urszula Gacek.

Kim ka bërë me dije se në takim, u diskutua për përgatitjet e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Ajo u shpreh se Ambasada Amerikane në Tiranë do të dërgojë ekipin e saj, përfshirë këtu edhe vetë Kim, në qendrat rreth e qark vendit.

”Diskutova me Amb. Urszula Gacek, Kryetare e @osce_odihr për vëzhgimin e zgjedhjeve në përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit. SHBA mbështet këtë mision të rëndësishëm, përfshirë edhe vëzhguesit kontribues. Ambasada Amerikane gjithashtu do të dërgojë ekipin tonë (duke përfshirë edhe mua) në vende përreth vendit’‘, shkruan Kim në rrjetin social, Twitter.