E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Përfundon vepra gjigante, ja kur do të hapet “Rruga e Arbrit”

Rama bëri me dije nga foltorja e Kuvendit se më 29 nëntor, do të hapet “Rruga e Arbrit”. Rama theksoi se i vetmi problem janë vonesat e shkaktuara në Qafën e Murrizit, por pjesa tjetër e rrugës është gati. Rruga e Dibrës, e quajtur “Rruga e Arbrit”, është e gjatë 75 kilometra. Rruga parashikohet të përshkohet me shpejtësi mesatare 80 kilometra në orë, duke mënjanuar në maksimum ngjitjet malore.

“Më 29 nëntor hapet “Rruga e Arbrit”, që të kalojnë njerëzit me të vetmin problem, në Qafën e Murrizit, dhe gjithë pjesa tjetër është gati. Ja çfarë bën këtu PPP. Nëse ajo që ndodhi me tunelin e Murrizit, dëgjo këtu Lulzim të mësosh noj gjë. Nëse do të ndodhte me tunelin e Murrizit ajo që ndodhi, dhe ajo të ishte me buxhetin e shtetit, do na duhej të nxirrnim një mal me lekë, siç keni bërë ju bashkë me llumin.

Ke qenë ti me llumin atje, në majë të daulles. Kur erdhi puna, pasi i re daulles atje bashkë me llumin, u deshën sa e sa para për të vazhduar për t’u marrë me rrëshqitje e lemeritë e projektit. Apo me Çukë Qafë Plloq, sikur kishit bërë aty trampolinë.

Këto janë projektet tuaja, kurse me PPP ne s’kemi punë fare, i themi kompanisë të doli tuneli me atë përbërje teknologjike dhe s’kemi punë fare. Ne thjesht do të paguajmë në vite kthimin e investimit, për një rrugë që më 29 nëntor është gati aty.

Merre dhe deputeten e Dibrës dhe kaloni më 29, por kujdes se nga ajo rruga ka shumë foltore. Lulzim lëri këto, këto janë hallet tuaja, jo tonat. Lulzim këto nuk janë për këtu, s’ka asnjë problem, që në politikë je në garë, edhe fiton, edhe humbet.

Lexo edhe :   E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Ti duhet ta ndash mirë tani, çfarë e ke marrë falë llumit dhe çfarë ke marrë falë vetes. Deri tani bilanci anon nga llumi, pa të ti s’do ishe këtu fare. Prandaj mos hajde të na bësh neve moral e leksione, apo të përsëritësh këngën e llumit. Interesi cinik është i qartë, ndërsa interesi ynë dhe i vendit është diçka tjetër.

Lexo edhe :   E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nëse ti do vazhdosh të vish këtu me të shara, me baltë, me akuza dhe me një gjuhë, që të turpëron ty si prind dhe ne të gjithëve si prindër, që japim mësime këtu për kafshimin, imagjino çfarë mendojnë fëmijët kur shohin një profesor me kollare, që i thotë një plaku “unë të kam kafshuar”. Mblidh mendjen Lulzim, se këtu është serioze”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...