E hënë, 21 Qershor, 2021
32.5 C
Tirana

Përfundon takimi në Bruksel, Kosova dhe Serbia qendrime të kundërta për pretendimet financiare

Sot në Bruksel u mbajt takimi i radhës i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel të ekspetëve.

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialog me Serbinë, Skender Hyseni, tha në përfundim të bisedimeve mes delegacioneve të ekspertëve në Bruksel, se palët kanë qëndrime shumë të kundërta për temën e pretendimeve financiare.

“Ne shohim që çështjet e suksesionin duhet të bëhet në pajtim me të drejtën ndërkombëtare me praktikat e suksesionit që kanë ndodhur mes entiteteve të ish-Jugosllavisë, tash shtete te pavaruara. Ky është qëndrimi i Kosovës. Në këtë, patjetër që përfshihet edhe borxhi i jashtëm, edhe këtu Kosova ka qëndrim parimor që është në pajtim të ngushtë me të drejtën ndërkombëtare. Te borxhi i jashtëm ne do të insistojmë të aplikohet parimi i përfituesit të fundit”, tha Hyseni.

Kryenegociatori kosovar, Skender Hyseni konfirmoi në këtë takim nuk është diskutuar çështja e Asociacionit të komunave serbe, edhe pse, sipas tij, pala serbe ka bërë përpjekje ta hapë këtë temë./REL/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bie miti: Sipas FBI-së edhe kriptomonedhat janë të identifikueshme

Javën e kaluar, Departamenti amerikan i Drejtësisë, njoftoi se kishte zbuluar dhe konfiskuar pothuajse gati të gjitha bitcoin-et që ishin paguar në formën e...

10 shprehje nga Servantes, që duhet t’i lexojmë të paktën një herë

"Mos u lut kurrë për diçka që ke mundësi ta fitosh". "Të vërtetën tërhiqe sa të duash, ajo kurrë nuk këputet dhe gjithmonë del mbi...

Kosova padit Malin e Zi, kërkon kthimin e 4.500 metrave katrorë në Budva

Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka paditur Komunën e Budvës dhe kompaninë “Sunraf Beach Properties”, duke kërkuar kthimin e rreth 4,500 metrave katror pronë...

Dikur garonte si burrë, sot grua, Laurel Hubbard pranohet në Lojërat Olimpike

Laurel Hubbard do të bëhet sportisti i parë transgjinore që do të garojë në Lojërat Olimpike pasi të jetë zgjedhur për ekipin e grave...

Biznesmenit të njohur tentohet t’i digjet lokali, arrestohet “Ujku” në Sarandë

Pas atentatit ndaj biznesmenit të njohur në Sarandë, një person ka tentuar ti digjte lokalin. Policia ka prangosur autorin e njohur me nofkën “Ujku”....