E enjte, 24 Qershor, 2021
19.5 C
Tirana

Përfundon seanca e parë e Tribunalit Special, Mustafa nuk pranoi të deklarohej

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, nuk është deklaruar rreth akuzave që janë në aktakuzën e ngritur ndaj tij. Ai u shpreh se nuk do deklarohej rreth kësaj, pasi i duhet që të konsultohet me avokatin.

“Nuk do të deklarohem sot, do të konsultohem me avokatin”, tha ai.

Në seancën ku është paraqitur ish-shefi i Inteligjencës së FSK-së, Salih Mustafa, e që është procesi i parë i tillë i Gjykatës Speciale, Mustafa është pyetur nëse i ka kuptuar akuzat me të cilat rëndohet, dhe ai ka pohuar.

Gjatë kësaj seance është lexuar aktakuza ndaj tij dhe është informuar rreth të drejtave të tij. Gjykatësi i procedurës paraprake prezantoi pikat e aktakuzës me të cilat ngarkohet Salih Mustafa, e që janë katër sosh.

Gjyqtari i procedurës paraprake tha se ka konfirmuar aktakuzën e paraqitur nga Prokurori i Specializuar kundër këtij Mustafës, për katër pika, për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Grupi i Ferrit”/ Kualifikohen Franca, Gjermania dhe Portugalia

Përfundojnë dy ndeshjet e grupit F. Hungaria ka befasuar Gjermaninënë “Allianz Arena”, teksa i ka mbyllur këto 90 minuta në barazim 2-2. Hungarezët zhbllokuan...

Euro 2020/ Plotësohet rebusi i 1/8-ave, ja përballjet me eleminim direkt

KALENDARI I 1/8-AVE E Shtunë 26 Qershor Uells vs Danimarkë (18:00, Amsterdam) Itali vs Austri (21:00, Londër) E Diel 27 Qershor Holandë vs Rep. çeke (18:00, Budapest) Belgjikë...

Izraeli paralajmëron masa për shkak të variantit Delta

Izraeli njoftoi të mërkurën (23 qershor) se do të shtyjë lehtësimin e hyrjes së turistëve individualë për shkak të shqetësimeve për përhapjen e variantit...

Blinken: SHBA nuk ka partner e mik më të mirë se Gjermaninë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken falenderoi të mërkurën Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel për “udhëheqjen e jashtëzakonshme” duke thënë se “SHBA nuk kanë...

Gara ‘formale” për kreun e AMA shton shqetësimet për lirinë e medias

Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik – me deputetë në përfundim të mandatit dhe të ashtuquajturën opozitë parlamentare, vendosi të mërkurën...