Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka përfunduar rinumërimin e 144 kutive në qarkun e Beratit.
Diferenca midis PS dhe LSI u zvogëlua në 58 vota, por nuk solli ndryshim mandatesh. Nga rinumërimi i kutive, LSI është rritur me 15 vota, ndërsa PS ka rënie me 18 vota.
Nga rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, PS ka dalë forcë e parë në qarkun e Beratit, pasi siguroi 5 mandate, e ndjekur nga PD me 2 mandate, dhe LSI mbetet pa mandat.
Në kërkesën fillestare, LSI kërkoi hapjen e 114 kutive të votimit, por më pas kërkoi rinumërimin dhe rivlerësimin e 277 kutive të të gjithë qarkut të Beratit.
PS mbështeti kërkesën e parë për 114 kutitë duke nënvizuar se nëse do të ketë ndryshim rezultati nga rinumërimi i këtyre kutive, do të rinumërohen të gjitha.
Një ditë më parë, KAS vendosi të rrëzojë kërkesën e PD dhe SLI për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve në Berat.