Përfshihet nga flakët një mobilieri në Fushë-Krujë, dëm prej 300 mln lekësh

Një mobilieri në Fushë-Krujë pronësi të shtetases Ferite Kallmeti, është përfshirë nga flakët gjatë natës. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një kabëll elektrik në matësin e energjisë elektrike, me flakët që u përhapen shumë shpejt në gjithë mobilierinë.

Ndonëse 6 zjarrfikëse ndërhyn për të shuar zjarrin, lokalizimi i tyre ka qenë i pamundur. Fatmirësisht nga zjarri u arrit të shpëtohej një pjesë e mobilierisë si dhe punishtja ngjitur.

Dëmi sipas supozimeve paraprake dyshohet të jetë rreth 300 mln lekësh.