Ministrja Olta Xhaçka, iu ka kthyer përgjigje akuzave të PD-së për pronat në bregdet. Në krah të kryeministrit Edi Rama, ministrja Xhaçka u shpreh se nuk ka përfituar asnjë centimetër tokë publike. Xhaçka tha se po pret vendimin e institucioneve, duke theksuar se është e bindur që do flasin siç duhet. Po sipas saj, bëhet fjalë për një spekulim të ngritur nga disa deputetë të opozitës, që duan të fitojnë 15 minuta famë.
“Nëse do më thonit një cm katror tokë publike, një lek para publike përfituar nga unë, bashkëshorti, do iu jepja përgjigjen nëse i kemi të ndara apo të përbashkëta. Ky spekulim i ngritur nga pak deputetë të opozitës që iu ka humbur tekst politik për 15 minuta famë të marri vëmendje në këtë konferencë që është mbledhur për zhvillime të rëndësishme. Për ta bërë këtë spekulim pjesë të diskutimit a ka apo s’ka të drejtë një biznes privat të jap çadra në plazhin që nuk tjetërsohen që është pronë publike dhe ngatërroni. Unë në respekt të opinionit publik, qëndrimin tim e kam bërë të qartë. Më bëhet qefi, ndryshe nga ky spekulim që u ngrit, ky proces ka hyr në binarin e institucioneve dhe do pres institucionet të flasin dhe kam besim që do flasin siç duhet”, tha Xhaçka.