E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Perëndimi ka folur një herë për Kodin

Nga: Mero Baze

Zhurma e re rreth miratimit të Kodit Zgjedhor pas kthimit nga presidenti, nuk ka të bëjë me ndonjë qëndrim të ri të Perëndimit, por me një qëndrim të vjetër të Ilir Metës.

Kur Kodi u miratua në muajin shtator, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dhanë opinonin e tyre. Po ashtu dhe gjithë diplomatët e Perëndimit në Tiranë.

Pak a shumë ata ishin në nivelin e gjuhës diplomatike të SHBA, të cilët u ndjenë të respektuar që Kuvendi nuk preku marrëveshjen e 5 qershorit dhe shprehën keqardhje që nuk u arrit konsesus i plotë për ndryshimet e propozuara nga opozita parlamentare.

Në disa raste u theksua dhe përgjegjësia e PD dhe LSI me braktisjen e Parlamentit, që çoi në këtë gjendje.

Nga ky qëndrim nuk ka ndryshuar asgjë.

Ajo që Ilir Meta donte të bënte, ishte futja e miratimit të Kodit në një spirale, duke luajtur me kohën, që të dështonte zgjedhjet, pasi ka dështuar të aplikojë teorinë e bojkotit.

Nëse lexon arsyetimin e kthimit të Kodit nga Ilir Meta, që në fakt u drejtohet më shumë të huajve, ai kërkon të krijojë idenë se nëse Kodi miratohet kështu si është, nuk do të ketë zgjedhje.

Arsyetimi i tij për kthimin e Kodit, është një platformë e pastër bojkoti zgjedhjesh, por që ai e di që nuk aplikohet, për shkak të Partisë Demokratike, e cila rrezikon të shkrihet po shmangu dhe këto zgjedhje.

Mes hezitimit të PD për të bojkotuar dhe nevojës për të sabotuar zgjedhjet, Ilir Meta zgjodhi të lobojë duke kërcënuar me bojkot, me shpresë se Komisioni i Venecias do t’i shkonte pas planit të tij.

Për fat, Komisioni i Venecias ktheu përgjigje menjëherë, se nuk mund të japë një opinion urgjent për këtë çështje, dhe pas kësaj Parlamenti rrëzoi sot dekretin e Ilir Metës. Pra Parlamenti e priti Venecian.

Lexo edhe :   “Vetviktimizmimi” i Albinit, si revansh ndaj rendit kushtetues

Nëse Komisioni i Vencias ka ndonjë vërejtje për përmirësim, ai mund të aplikohet në zgjedhjet e ardhshme.

Marrëveshja e 5 qershorit, që aq shumë i referohet Ilir Meta, në shumicën e saj është një marrëveshje për zgjedhjet e ardhshme. Shumica e vendimeve të saj, janë shtyrë të zbatohen në zgjedhjet që vijnë, siç është depolitizimi apo organizimi i ri i administratës së zgjedhjeve.

Lexo edhe :   Mos e bëni kaq joserioze 'Ndranghetën'

Në këtë pike, nëse ka ndonjë ide për përmirësim nga Venecia, mund t’i bashkohen premtimeve të 5 qershorit për zgjedhjet e vitit 2025.

Ndaj çdo përpjekje për të ngritur një alarm të ri fallco për Kodin Zgjedhor, është thjesht një thirrje e dëshpëruar e Ilir Metës, që nuk po arrin dot të ç’dekretojë zgjedhjet dhe t’i prishë përsëri.

Dhe nuk e kuptoj se çfarë ka me këtë Kod, se Kryemadhi ka thënë që është shumë i mirë dhe opozita do të marrë 100 deputetë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...