Pak ditë më parë, një 43 vjeçare doli vullnetare, për të përdorur vaksinën kundër koronavirusit. Personi i parë vullnetar që e provoi vaksinën ishte Jennifer Haller nga Seattle, një menaxhere 43-vjeçare dhe nëna e dy adoleshentëve. Ajo është një femër e fortë dhe nuk është e infektuar. Dëshira e saj ishte për të ndihmuar në luftën kundër sëmundjes.
Prej dy muajsh, kompanitë farmaceutike dhe institucionet akademike po përpiqen të krijojnë një vaksinë, që mund të ndalojë përhapjen e virusit. Studiuesit në Kaiser Permanente Washington Institute në Seattle, filluan provën e parë te njerëzit, të një vaksine eksperimentale për koronavirusin e ri.
Ajo është pyetur se si do të procedohet më tej, dhe se sa raunde të vaksinës do të bëjë. 43-vjeçarja ka treguar se do të mbajë ditar për çdo simptomë dhe gjithçka për dy javët e ardhshme.
“Do të bëj dy raunde. E para ishte dje. Do të mbaj ditar për çdo simptomë dhe temperaturën time dhe gjithçka për dy javët e ardhshme. Ne do të bëjmë një bisedë telefonike sot dhe nesër, dhe më pas, pas një jave do të kthehem për një analizë gjaku. Një javë pas kësaj unë do të bëj një tjetër analizë gjaku. Dhe pastaj katër javë nga dje, unë do të hyj në dozën e dytë [të vaksinës] – dhe do ta përsëris atë proces përsëri. Pastaj përgjatë 14 ose 18 muajve të ardhshëm do të kem një vizitë të vogël për analizë gjaku”.