E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Përdor thika dhe shpata, ky është berberi më unik në botë (Video)

Alberto Olmedo, pronar i sallonit “Coiffeur”në Madrid, mund të jetë një nga parukierët më unikë në këtë biznes. Ai ka rafinuar një teknikë shumë të specializuar të prerjes së flokëve, e cila përfshin përdorimin e shpatave, “kthetrave” metalike dhe flakës së zjarrit.

Klientët e tij janë të kënaqur me rezultatet. Olmedo, 55 vjeç nga kryeqyteti spanjoll, punon si berber për më shumë se 30 vite. Ai u zhgënjye nga sistemi tradicional i përdorimit të gërshërëve, dhe si një apasionuar pas historisë, nisi të studionte pikturat e Rilindjes. Olmedi pyeste veten se si i prisnin njerëzit dikur flokët e tyre.

Ai mësoi se berberët antikë përdornin thikën. Ai ka 11 vite që e përdor me sukses këtë teknikë të lashtë. Në arsenalin e tij të armëve për prerjen e flokëve, përdor disa shpata mbi 30 cm të gjata. Klientët që shkojnë për herë të parë, kanë një lloj shqetësimi.

Por, në fund kënaqen me rezultatin. Olmedo thotë se është gati të kalojë në shekullin XX, dhe teknika e tij e ardhshme e prerjes së flokëve, do të jetë ajo e lazerit me preçizion.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...