E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

Përdor hakera kriminalë të paguar/ SHBA fajëson agjencinë kineze të spiunazhit

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera po akuzojnë Ministrinë kineze të Sigurimit të Shtetit se ka përdorur hakera kriminalë me kontrata për të kryer operacione kibernetike të pasanksionuara globalisht, nga të cilat përfitojnë personalisht hakerat.

Sipas zyrtarëve amerikanë, aktivitetet përfshijnë operacione kibernetike kundër kompanive private që janë të detyruara të paguajnë miliona dollarë shpërblime për të rifituar qasjen tek të dhënat e tyre.

Shtetet e Bashkuara, së bashku me NATO-n, Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Japoninë, Kanadanë, Australinë dhe Zelandën e Re, fajësuan të hënën Kinën për sulmin kibernetik në mars që preku dhjetëra mijëra organizata përmes serverave të shërbimit Microsoft Exchange.

Sulmet kanë ndodhur në një periudhë kur dihet se sistemet e shërbimeve në internet kanë dobësi, por që nuk kanë mundur ta ndreqin problemin teknik.

“Qeveria amerikane ka ngritur shqetësimet e saj me zyrtarë të lartë të qeverisë kineze në lidhje me këtë incident dhe aktivitetin kibernetik të zgjeruar me qëllim keqdashës, duke e bërë të qartë se këto veprime kërcënojnë kompetencën e sigurisë dhe stabilitetin në hapësirën kibernetike”, u tha një zyrtari i lartë i administratës gazetarëve në një telefonatë të dielën në mbrëmje përpara se të dilte njoftimi.

Përdorimi i hakerave kriminalë me kontratë nga agjencia civile zbulimit kineze ishte “me të vërtetë tronditëse dhe befasuese për ne”, tha zyrtari.

Sipas zyrtarit të lartë amerikan është gjithashtu domethënëse që ministria e sigurimit të shtetit po përdor këta hakera për të “kryer operacione kibernetike të pa sanksionuara globalisht, përfshirë edhe për përfitime të tyre personale”.

Kina vazhdimisht e ka mohuar përfshirjen në aktivitete të tilla.

Lu Kang, një zëdhënës i ministrisë së jashtme, u pyet në mes të muajit mars në lidhje me akuzat e bëra nga katër firma private të sigurisë që po hetonin sulmet kibernetike. Firmat fajësuan një grup kërcënues të avancuar nga Kina për ndërhyrjet e sofistikuara të rrjetit.

Lexo edhe :   Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Lu u përgjigj se nëse akuza të tilla bëheshin me prova të besueshme, atëherë Pekini do t’i merrte ato seriozisht, por nuk kishte kohë për t’iu përgjigjur “thashethemeve dhe spekulimeve”.

Detajet e lëshuara të hënën në mëngjes në Uashington dhe në kryeqytetet aleate shihen si një përpjekje për t’i dhënë qeverisë së Kinës provat që kërkoi.

Në mënyrë të veçantë, Agjencia e Sigurisë Kombëtare, Agjencia e Sigurisë së Infrastrukturës dhe Kibernetikës dhe Byroja Federale e Hetimit, në një paralajmërim të përbashkët të publikuar të hënën, thanë se ato “kanë vëzhguar veprimtari kibernetike gjithnjë e më të sofistikuar, të sponsorizuar nga shteti kinez që vënë në shënjestër organizata të politikës ekonomike, ushtarake, arsimore, dhe të personelit të infrastrukturës kritike”. “Është me të vërtetë një grup i madh i aleatëve dhe partnerëve që e mbajnë Kinën përgjegjëse,” tha zyrtari i lartë amerikan në thirrjen me gazetarët.

Lexo edhe :   Fauci rreth Covid-19: SHBA-ja po shkon në drejtim të gabuar

Administrata e Presidentit Joe Biden ka qenë e zëshme në lidhje me një seri sulmesh kibernetike për të cilat janë fajësuar grupe që veprojnë në Rusi, por nuk i ka lidhur ato aktivitete drejtpërdrejt me qeverinë ruse.

Në një takim me Presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë muajin e kaluar, Presidenti Biden kërcënoi të merrte masa kundër Moskës nëse kriminelët kibernetikë vazhdonin të vepronin brenda Rusisë pa pengesa./VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...